U prezantuan propozim projektet në Dollneni
e premte , 05 qershor 2009
Sesioni i Gjashtë i Forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 4 qershor në restorantin “M” në fshatin Llazhani, në praninë e 67 banorëve të Komunës së Dollnenit.

  Forumi, ku qytetarët njëherë në muaj i përcaktojnë dhe i propozojnë zgjidhjet për problemet e përditshme, prezantoi dhe diskutoi mbi problemet që dolën prej forumeve të mbajtura deri tani.
  Ato janë – “Administrim me bërllokun e fortë në vendet e banuara dhe edukimi i popullatës – ngritja e vetëdijes publike”, “Zgjidhje e problemit për furnizim me ujë të vendeve të banuara Zhitoshe, Dollno Zhitoshe dhe Llokveni”, “Rregullimi i koritës së lumit në vendin e banuar Cërnilishte”, “Përmirësim i kushteve për sport dhe rekreacion në vendin e banuar Dollneni” dhe “Përmirësim  i efikasitetit në ballafaqimin me zjarre në Komunën e Dollnenit”.
  Banorët e pranishëm i miratuan të gjitha projektet përveç të pestit, i cili është tërhequr prej propozuesit sepse e tejkaloi limitin e buxhetit.
  Programi “Forume në bashkësi” në Komunën e Dollnenit është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me komunën.
  Buxheti i përgjithshëm Programit në këtë komunë është gjashtë milionë denarë, prej të cilëve 1,5 milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse 4,5 milionë denarë janë donacion i SDC-së.
  Kjo fazë e Programit, përveç Dollnenit përfshin edhe shtatë komuna të tjera – Koçan, Novo Sellë, Manastir, Resnjë, Berovë, Sveti Nikollë dhe Saraj.