Përcaktim i problemeve dhe zgjidhjeve të përbashkëta në Bogovinë dhe Bërvenicë Shtyp
E enjte, 11 Korrik 2013 14:37
BB II - 2-WEBSesioni i dytë i forumit ndërmjet komunave për komunat Bërvenicë dhe Bogovinë u mbajt më 4 korrik, në restorantin Floar në Bogovinë, në prani të 130 banorëve të komunës.
Forumi në mënyrë të detajuar i prezanton problemet nga sfera e infrastrukturës për të dyja komunat. Si rezultat i problemeve të identifikuara, nga tavolinat punuese janë dhënë propozime të ndryshme për përmirësimin e gjendjes:
-          Rekonstruksion i rrugës Zherovjan-Radiovc,
-          Sistem i përbashkët për ujitje të sipërfaqeve bujqësore,
-          Rregullim i shtratit të lumit nga dalja e Bogovinës deri në Radiovc,
-          Kamion i përbashkët zjarrfikës,
-          Tamponim dhe pastrim të rrugës fushore nga vendi i quajtur Vërtaç-Pallçishtë deri në Sallarevë të Poshtme,
-          Rregullim i kanalit Zherovjan-Sallarevë e Poshtme, 
-        Rregullim i rrugës nga ferma Edinstvo-Çellopek deri te udhëkryqi në autostradën për në Gostivar.
Në sesionin u formuan 5 grupe punuese të cilat gjatë procesit të forumit do t’i zhvillojnë koncept-projektet.