Bërvenica dhe Bogovina për zgjidhje të përbashkëta Shtyp
E martë, 25 Qershor 2013 12:07
BB 1-WEBForumi i parë ndërmjet komunave ndërmjet Bërvenicës dhe Bogovinës filloi të mbahet më 20 qershor në Bërvenicë, në prani të 180 banorëve në të dyja komunat, ku gjatë muajve të ardhshëm do të diskutohet për probleme të përbashkëta dhe zgjidhje në temën – Planifikim urban dhe infrastrukturë.
Forumi, në të cilin ishin të pranishëm edhe dy kryetarë të komunave, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të Njësisë për koordinimin e forumeve dhe mediave, e prezantoi temën nga ana e komunave me problemet aktuale dhe të përbashkëta.
Në këtë sesion u formua edhe struktura e forumit e përbërë prej tavolinave punuese që formohen në pajtim me interesat e qytetarëve dhe nevojave të tyre. 
Fondi projektues i Programit në Bërvenicë dhe Bogovinë arrin 6.800.000 denarë, prej të cilave gjysma janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkim (SDC), ndërsa gjysma pjesëmarrje e komunave.