Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Municipalities in pilot phase Shtyp Email
E enjte, 10 Prill 2008 11:46
  • Kërçovës
Komuna e Kërçovës është qendra e rajonit të Kërçovës, që gjendet në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Komuna gjendet në fushëgropën e Kërçovës, që është tërësi e formësuar qartë nga natyra, e rrethuar nga të gjitha anët me male të larta. Kërçova shtrihet në sipërfaqe prej 49 m2. Sipas numrit të banorëve, Kërçova është komuna më e madhe, ku jetojnë 52,5% e numrit të plotë të banorëve në rajon. Veçoria kryesore e ekonomisë së rajonit është kombinati xeheror dhe energjetik "Osllomej", me kapacitet prej 660.000 kWh prodhim vjetor. Ky është objekti i parë i këtij lloji i ndërtuar në Maqedoni.

Kërçova ka lidhje të mirë infrastrukturore me rajonet tjera në Republikë, edhe pse është e rrethuar me male në rajon.

Struktura demografike e popullatës në Komunën e Kërçovës është tejet e shumëllojshme dhe interesante. Komuna e Kërçovës (sipas regjistrimit në vitin 2002) ka 30.138 banorë, prej të cilëve 15.143 janë meshkuj (50,2% e popullatës në komunë), kurse 14.995 femra (49,8% e popullatës në komunë). Kërçova është bashkësi multietnike, ku jetojnë 16.140 maqedonas (53,6% e popullatës në komunë), 9.202 shqiptarë (30,5% e popullatës në komunë), 2.430 turq (8,1% e popullatës në komunë), 1.630 romë (5,4% e popullatës në komunë), ka edhe 76 vllahë (0,3% e popullatës në komunë), 86 serbë (0,3% e popullatës në komunë), 7 boshnjakë. Të tjerë janë 576 banorë ose 2,1%.
 
 
 
  • Prilepit
Komuna e Prilepit gjendet në qendër të pjesës jugore të Republikës së Maqedonisë. Shtrihet në fushën e Prilepit, që e përbën pjesën veriore të fushëgropës më të madhe të Maqedonisë - atë të Pellagonisë. Qyteti i Prilepit gjendet në lartësi mbidetare prej 620-650 metrave, kurse anët kodrinore arrijnë deri në 680 metra. Në Komunën e Prilepit jetojnë 76.768 banorë, prej të cilëve 73.351 në qytet. Pjesa më e madhe e banorëve, gjegjësisht 70.878 janë maqedonas, ka edhe 4.433 romë, 172 serbë, 917 turq, 22 shqiptarë, 17 vllahë, 86 boshnjakë dhe 243 të tjerë.
 
 
 
  • Gjorçe Petrov
Komuna Gjorçe Petrov është formuar më 14 shtator 1996 në bazë të Ligjit për qytetin e Shkupit, ku caktohen rajonet në përbërje të qytetit (Gazeta Zyrtare e Maqedonisë nr. 49/96).

Territori i Komunës Gjorçe Petrov shtrihet në pjesën veriperëndimore të Shkupit, nga ana e majtë e lumit Vardar. Në rajonin e Gjorçe Petrovit bëjnë pjesë edhe vendbanimet rurale dhe ato përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc. Komuna e Gjorçe Petrovit është komunë kufitare, për shkak se në veri shtrihet kufiri me Federatën e Serbisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht pjesën Kosova dhe Metohia. Gjorçe Petrovi është komunë urbane në përbërje të Qytetit të Shkupit, kurse territori i saj kufizohet me Komunën e Karposhit, Çuçer Sandevës, Sarajit dhe Kondovës.

Përveç pjesës urbane, Komuna ka edhe pjesë rurale dhe gjysmëurbane, ku ka gjashtë vendbanime: Novo Sello, Vollkova, Nikishtani, Ormani, Kuçkova dhe Graçani.

Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit të vitit 2002, Komuna Gjorçe Petrov ka 41.710 banorë dhe 11.709 amvisëri. Krahasuar me regjistrimin e vitit 1994, kjo është rritje prej pothuajse 10%, në aspekt të numrit të popullatës në periudhën tetëvjeçare.
 
Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom