Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Mbi programin - Aktivitetet Shtyp Email
E enjte, 03 Prill 2008 12:12
Forumi paraqet një varg prej 6 takimeve të qytetarëve (sesione) në të cilat pjesëmarrësit, përmes diskutimeve të strukturuara, elaborojnë probleme dhe ofrojnë zgjidhje për to, njëherësh duke dhënë edhe rekomandime për institucionet lokale. Forumi mbahet përmes 5 (pesë) sesioneve në vazhdimësi prej të cilave në sesionin e fundit vendoset lidhur me çështjet dhe temat e forumit. Sesioni i gjashtë (vijues) është sesion informativ qëllimi i të cilit është që t’i informojë qytetarët për zgjidhjet e realizuara nga forumi, pas realizimit të tyre dhe për realizimin e rekomandimeve të dhëna nga forumi deri te pushteti komunal.
 
Për shkak të organizimit më efikas dhe më të mirë të forumit formohen grupe punuese dhe grup operativ. Forumi fillon me temë ose problem të përbashkët për të cilin përmes diskutimeve të strukturuara, të zhvilluara nga një moderator i jashtëm, neutral, në vend neutral të karakterit publik, qytetarët tentojnë të gjejnë zgjidhje. Llojet e ndryshme të forumeve kanë aktivitete të ndryshme gjatë sesioneve, në përputhje me tipin e forumit (projektues, buxhetor dhe ndërmjet komunave).
 
Projektues – gjatë sesioneve, qytetarët zgjedhin temën e forumit nga ato që, si parësore, i ka propozuar komuna, i identifikojnë, përkufizojnë dhe grupojnë problemet dhe zgjidhjet në kuadër të temës, prezantohen dhe diskutohen raportet e grupeve punuese që kanë bërë hulumtime për secilin grup të problemeve, prezantohen koncept-projektet, aktivitetet dhe buxheti i projekteve dhe në fund zgjidhen projektet të cilat do të realizohen me ndihmën financiare nga komuna dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
 
Ndërmjet komunave – Procesi i zgjedhjes së temës është i ngjashëm me procesin e forumit projektues, me atë që temat e propozuara duhet të jenë me interes dhe rëndësi të përbashkët për të gjitha komunat e përfshira, ndërsa zgjidhja e problemeve që rezultojnë nga tema e zgjedhur të kërkojë bashkëpunim ndërmjet komunave. Te ky tip i forumit procesi rrjedhë njëjtë sikurse te forumi projektues, vetëmse sesionet zhvillohen sipas parimit të rrotimit në secilën prej komunave, ndërsa transporti i “mysafirëve” pjesëmarrës deri te vendi ku mbahet forumi është siguruar nga komunat.
 
Buxhetor – tema e forumit buxhetor është e përkufizuar prej përpara – përgatitje e buxhetit komunal. Te ky tip i forumit  një përfaqësues i komunës i njofton qytetarët me procesin e përpilimit të buxhetit komunal dhe më pas e paraqet strukturën e buxhetit të komunës. Tavolinat punuese janë të përcaktuara nga shfrytëzuesit buxhetorë, gjegjësisht nga kompetencat e komunës, ndërsa pjesëmarrësit nuk diskutojnë për nivelet e shpenzimeve rrjedhëse të komunës, por për planet zhvillimore të komunës dhe për investimet kapitale. Në sesionet diskutohet edhe për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të komunës, ndërsa jepet edhe raport për atë se si janë zbatuar projektet e planifikuara në programet buxhetore. Qëllimi i këtij forumi është që qytetarët të japin kontributin e vet në krijimin e buxhetit përmes dhënies së propozimeve për atë se si të rriten të ardhurat e komunës dhe ku të shpërndahen shpenzimet në pajtim me nevojat dhe prioritetet e tyre. 
 
 
Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Партнер на програмата

zels-logo


Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom