Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
CIRa Shtyp Email
E hanë, 26 Nandor 2007 00:19
Qendra për zhvillim institucional (CIRa) është organizatë e pavarur lokale dhe qytetare, e cila ka filluar me punë në shtator 2003. Në këtë periudhë themelues i CIRa-së ka qenë kuadri lokal i Institutit për bashkësi të qëndrueshme, që prej vitit 1995-2004 e ka realizuar Programin për bashkëpunim demokratik në Maqedoni, të financuar nga USAID . Ideja për themelimin e organizatës së regjistruar lokale ka rrjedhur nga ky ekip i njerëzve të përkushtuar dhe me përvojë, që ka dashur të vazhdojë me sigurimin e shërbimeve për bashkësinë dhe të ndikojë në zhvillimin e shoqërisë qytetare në Maqedoni dhe më gjerë.

Misioni i CIRa-së është i orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve të shoqërisë qytetare dhe bashkësive lokale për arritjen e ndryshimeve të konsiderueshme shoqërore. Arritjen e misionit të saj, CIRa e konsideron përmes përforcimit të kapaciteteve, promovimit të pjesëmarrjes së opinionit publik dhe mobilizimit të resurseve lokale në zgjidhjen e çështjeve të bashkësive lokale.

Qëllimet strategjike të CIRa-së janë:
(1)  Zhvillimi i organizatave dhe institucioneve efikase dhe efektive,
(2)  Zhvillimi i filantropisë,
(3)  Zhvillimi pjesëmarrës i bashkësive lokale.

Programi "Forumet në bashkësi" realizohet në kuadër të aktiviteteve programore për zhvillimin e bashkësive lokale. CIRa punon për përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes inicimit dhe realizimit të proceseve pjesëmarrëse për zhvillimin e bashkësive lokale. Në kuadër të këtyre proceseve, individët, grupet formale dhe joformale, institucionet dhe organizatat në nivel lokal ndërmarrin përgjegjësi për marrjen e vendimeve dhe realizimin e ideve të tyre ndaj bashkësisë, me të cilat ajo do të bëhet vend më i mirë për jetë. Njëherazi, CIRa punon edhe me pushtetet lokale, duke i ndërtuar kapacitetet e saj për punë transparente dhe llogaridhënëse, të përqendruar tek qytetarët dhe nevojat e tyre.

 

CIRa punon në bashkëpunim me:

  • Organizatat joqeveritare
  • Pushtetin qendror dhe lokal
  • Sektorin afarist
  • Bashkësinë donatore në Maqedoni dhe rajon
  • Organizatat nga Ballkani dhe shtetet tjera nga Evropa qendrore dhe lindore
  • Të gjithë aktorët tjerë relevantë në shoqërinë lokale dhe bashkësitë lokale.
 
 
Kontakt:
Qendra për zhvillim institucional (CIRa)
Dime Anicin 9
1000 Shkup

Tel: ++389-2-3 114-855
Fax: ++389-2-3 214-132
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom