Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Çfarë është forumi ndërmjet komunave? Shtyp Email
E premte, 18 Shtator 2009 12:42

Tema – Forumi mbahet mbi një temë me interes të përbashkët i cila kërkon bashkëpunim ndërmjet komunave, me rëndësi për të gjitha komunat e përfshira. Ky lloj Forumi është i hapur për komunat fqinje me profil social-ekonomik të ngjashëm.

Sesionet e Forumit – Në Sesionin e Parë të Forumit, qytetarët do ta përcaktojnë interesin e vet ndaj temës, kurse në sesionet e ardhshme më thellësisht do të hyjnë në të, duke përcaktuar probleme konkrete dhe duke propozuar zgjidhje. Sesionet zhvillohen në parim të rotacionit në çdo komunë, kurse transportin e pjesëmarrësve “mysafirëve” deri në vendin ku mbahet forumi sigurohet prej komunave.

Tryeza pune – Pjesëmarrësit në Forum janë të vendosur në tryeza në përputhje me interesin e tyre të përbashkët për temën e përzgjedhur, dhe jo sipas komunës që i takojnë (p.sh. përfaqësuesit e sektorit të biznesit të komunave të ndryshme rrinë në të njëjtën tryezë).

Buxheti – Komuna do të marrë pjesë në Fondin e Projektit, cilat mjete do të shpenzohen në mënyrë lokale, në përputhje me vendimet e marra në Forum. Fondi i Projektit për çdo Forum (çdo komunë) përbëhet prej mjeteve të dhëna prej SDC-së në bazë të pjesëmarrjes të siguruar prej komunës.
Mjetet të cilat i jep SCD-ja dhe shuma e përgjithshme të cilën e japin komunat së bashku e përbëjnë fondin e përbashkët të projektit të Forumit ndërmjet Komunave.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë të cilat i përmbushin kriteret për paraqitje pa dallim se a janë përfshirë më parë në Program apo jo.

 

 

Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Партнер на програмата

zels-logo


Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom