Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
SDC Shtyp Email
E hanë, 26 Nandor 2007 00:13
Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) është agjenci për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të seksionit federal për punë të jashtme të Zvicrës. Në bashkëpunim me zyrat tjera adekuate federale, SDC është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të aktiviteteve zhvillimore dhe bashkëpunimit në Evropën lindore dhe ndihmën humanitare.

Në SDC punojnë rreth 550 persona për realizimin e aktiviteteve në Zvicër dhe vendet tjera. Buxheti vjetor (për vitin 2006) është 1.3 miliard franga zvicerane. Agjencia ndërmerr aksione të drejtpërdrejta, përkrah programe të organizatave shumëpalëshe dhe financiarisht i përkrahë programet e organizatave zvicerane dhe ndërkombëtare në këto fusha:
  • Bashkëpunimin zhvillimor dypalësh dhe shumëpalësh
  • Ndihmën humanitare
  • Bashkëpunimin me Evropën lindore.

Zvicra e përkrah Maqedoninë prej vitit 1992, përmes bashkëpunimit dypalësh dhe kontributit në programet ndërkombëtare. Prej vitit 1996, Maqedonia është shtet me prioritet për Zvicrën në bashkëpunimin e saj me Evropën lindore dhe lidhjen e shteteve të pavarura. Programi i SDC/SECO-s për bashkëpunim për vitet 2005-2008 siguron përkrahje të aktiviteteve në fushën e menaxhimit dhe promovimit të demokracisë, zhvillimit të infrastrukturës në nivel lokal, krijimit të vendeve të reja të punës, dhe zhvillimit të biznesit. Vëmendje e veçantë i kushtohet ruajtjes së shumëllojshmërisë etnike dhe promovimit të marrëdhënieve të mira mes vendeve fqinje.

Bashkëpunimi zhvillimor: Prioritetet
Programi 2005-2008 përqendrohet në tre fusha me prioritet:
  • Përkrahja e vendosjes së sistemit të udhëheqjes që bazohet në parimet demokratike: promovimin e dialogut mes shtetit dhe shoqërisë qytetare, kontributin për kuptimin më të mirë mes bashkësive dhe parandalimin e konflikteve, zhvillimin e mjedisit të volitshëm për mediat.
  • Përkrahja e zhvillimit të infrastrukturave themelore dhe qasja drejt shërbimeve të qëndrueshme sociale në nivel lokal, me theks në qasjen e anëtarëve të grupeve të lëndueshme të shoqërisë; avancimi i infrastrukturës në furnizimin me ujë; promovimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në zhvillimin e shërbimeve sociale dhe infrastrukturës themelore në nivel lokal.
  • Përkrahja e zhvillimit të qëndrueshëm lokal, promovimi i krijimit të vendeve të reja të punës dhe krijimi i kulturës afariste; nxitja e tregtisë dhe investimeve, promovimi i dialogut social dhe nxitja e qasjeve të qëndrueshme ekologjike në aspektin ekonomik.
Këto tema paraqiten në secilën fushë:
  • Çështjet gjinore: avancimi i përfaqësimit të barabartë të meshkujve dhe femrave në të gjitha sektorët shoqërore, ekonomike dhe politike përmes projekteve dhe programeve.
  • Stabilizimi përmes integrimit rajonal: mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje dhe ruajtja e shumëllojshmërisë kulturore.

Strategjia e bashkëpunimit 2009 - 2012 e SDC-së dhe SECO-së është harmonizuar me orientimin dhe dokumentet strategjike të Maqedonisë dhe është projektuar për të përqendruar dhe konsoliduar bashkëpunimin zviceran në Maqedoni. Strategjia mbështetet në ekspertizën e fituar të sektorit dhe vendit dhe zgjeron rrjetet e afërta. Ajo përfiton nga investimet e kaluara dhe pasuritë e akumuluara strategjike, ndërsa gjithashtu hapë rrugë premtuese. Qëllimi i përgjithshëm është që të mbështetet tranzicioni dhe procesi eurointegrues i Maqedonisë duke kontribuar drejt përmirësimeve në fushat vijuese:
• Zhvillim i mëtejshëm i një shteti demokratik, me parlament që bën formulimin efektiv të ligjeve dhe politikave të kontrollit, pushtet lokal që u ofron qytetarëve shërbime sipas standardeve evropiane, si dhe shoqëri civile që do t’i mbajë të llogaritshme shërbimet publike dhe sektorin privat;
• Vendosje e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, domethënë lehtësim të zbatimit të një sistemi të integruar për menaxhimin e burimeve ujore, si dhe zbatim afatgjatë të politikave mjedisore.

Portofoli tematik përqendrohet në dy fusha dhe nën-fusha të afërta:
1. Sundimi i ligjit dhe demokracisë, e zbatuar nga SDC-ja, me nën-fushat: Lehtësim i decentralizimit, Forcim  i shoqërisë civile dhe Integrim i nxjerrjes demokratike të ligjeve.
2. Ujë dhe Mjedis, e zbatuar nga SECO-ja dhe SDC, me nën-fushat: Uji dhe Menaxhimi i ujërave të pista dhe Mbrojtja e biodiversitetit.
Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i Strategjisë së Bashkëpunimit në drejtim të zgjidhjes së problemeve të veçanta të rajonit përmes bashkëpunimit ndërmjet vendeve, përmirësimit të marrëdhënieve dhe rritjes së besimit të ndërsjellë.
Përveç kësaj, Barazia gjinore dhe Qeverisja e mirë  janë zgjedhur si tema transversale për të gjitha projektet dhe programet. Në mënyrë që të rritet efektiviteti i ndihmës së saj, strategjia aderon drejt parimeve të ndërhyrjeve, d.m.th. përshtatje të vendeve specifike me parimet e Deklaratës së Parisit.


SDC më së shumti punon me këto partnerë:
  • OJQ-të ndërkombëtare dhe zyrat në Maqedoni
  • Agjencitë zvicerane në Maqedoni
  • OJQ-të lokale
  • Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
  • Trupat qeveritarë
  • Organet komunale dhe lokale

Kontakt:
Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim
Maksim Gorki 19
1000 Shkup

Tel: ++389 2 310 33 40
Fax: ++389 2 310 33 41
Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom