Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Prilepit Shtyp Email
E diel, 25 Nandor 2007 23:37
Komuna e Prilepit gjendet në qendër të pjesës jugore të Republikës së Maqedonisë. Shtrihet në fushën e Prilepit, që e përbën pjesën veriore të fushëgropës më të madhe të Maqedonisë - atë të Pellagonisë. Qyteti i Prilepit gjendet në lartësi mbidetare prej 620-650 metrave, kurse anët kodrinore arrijnë deri në 680 metra. Në Komunën e Prilepit jetojnë 76.768 banorë, prej të cilëve 73.351 në qytet. Pjesa më e madhe e banorëve, gjegjësisht 70.878 janë maqedonas, ka edhe 4.433 romë, 172 serbë, 917 turq, 22 shqiptarë, 17 vllahë, 86 boshnjakë dhe 243 të tjerë.

Në burimet historike
, Prilepi për herë të parë përmendet në vitin 1014. Territori i qytetit dhe rrethinës së tij ka qenë një prej rajoneve më të rëndësishme strategjike dhe politike të kësaj pjese të Ballkanit. Në pjesën e Pellagonisë janë gjendur udhëkryqet e rëndësishme të rrugëve në drejtim të Detit Egje dhe atij Adriatik. Rrugët e rëndësishme magjistrale Via Egnacia dhe Via Militaris e kanë pasur drejtimin natyror përmes Prilepit, ku ka kaluar edhe rruga më e shkurtër tregtare dhe e karvanëve në drejtim të Detit Adriatik, që është shfrytëzuar nga tregtarët dhe kurrirët e Venedikut dhe Dubrovnikut në rrugë drejt Selanikut. Me kalimin e shekujve, në këtë hapësirë janë takuar dhe ndeshur kultura helene, romake, bizante dhe ajo sllave. Komplekset më reprezentative të monumenteve nga periudha antike gjenden në lokalitetin "Bedem" në fsh. Çepigovo, "Bezisten" mes fshatrave Prilep dhe Vollkovë dhe në qytet. Në disa lokalitete janë gjetur edhe mbetje të qyteteve antike të Stiberës, Alkomenës, Keramisë dhe Kolobansës. Sipas përfaqësimit të monumenteve kulturore dhe historike, me rëndësi po të njëjtë është edhe mesjeta, gjegjësisht kisha Sh.Nikolla (shekulli XIII), Sh.Maria në manastirin Treskavec me ikonat e shekullit XV, XVI dhe XIX, si dhe manastiri në Kishën sh.Preobrazhenie mbi fshatin Zërzë. Kompleksi më i rëndësishëm i monumenteve kulturore dhe historike gjendet në qytet, i cili ka qenë qendër e organizimit më të gjerë politik dhe territorial, si dhe bastion i rëndësishëm politik dhe ushtarak i mbretit maqedonas Samuil. Kompleksi i monumenteve të mesjetës në Prilep e përfshin edhe hapësirën mes Kullave të Markos dhe rrethinës me lokalitetet Potkuli, Varosh dhe Zagrad. Në Kullat e Markos gjendet një prej pesë kalave më të mëdha në Ballkan, ajo përbëhet nga tre shirita të mbrojtjes, disa kulla dhe porte. Zhvillimi më i madh në historinë e mesjetës, Prilepi e ka përjetuar në çerekun e fundit të shekullit XIII dhe gjysmën e parë të shekullit XIV. Rezultat i këtij zhvillimi janë monumentet e rëndësishme të vendbanimit sllav të shekullit X, kisha sh. Arhangel Mihail me ikonat e shekullit XI dhe kishat Sh. Dhimitri dhe Sh. Nikolla të shekullit XIII. Në shekullin XIX, në qytet formohet qendra tregtare me Çarshinë e vjetër. Në periudhën e rilindjes kulturore dhe nacionale maqedonase, Prilepi ka qenë qendër e rëndësishme e letërsisë, gjuhës dhe kulturës sllave, gjegjësisht maqedonase. Nga kjo periudhë, me rëndësi të posaçme është veprimtaria arsimdhënëse që në Prilep është kryer nga rilindësit maqedonas Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot, Dimitar Miladinov, Rajko Zhinzifov dhe Kuzman Shapkarev, si dhe veprimtaria e mbledhësit të njohur të gojëdhënave maqedonase Marko Cepenkov. Në periudhën e Ilindenit, qyteti ka qenë qendër e lëvizjes nacionale dhe çlirimtare maqedonase. Prilepi dhe rrethina në këtë periudhë kanë dhënë dhjetëra luftëtarë revolucionarë, mes të cilëve kanë qenë Pere Toshev, Gjorçe Petrov, Petre Acev dhe shumë të tjerë. Më 11 tetor 1944 në Prilep, me sulmin e Uçastakut, ka filluar kryengritja e armatosur e popullit maqedonas kundër okupuesit fashist për lirinë dhe pavarësinë nacionale. "Mogila e të pamposhturve" si një prej monumenteve më të rëndësishme ku janë varrosur mbetjet e 650 luftëtarëve të kësaj ane është dëshmi e rëndësishme për pjesëmarrjen sakrifikuese dhe masovike të njerëzve nga këto anë në luftën çlirimtare. Zhvillimin më të rëndësishëm Prilepi e përjeton  në periudhën e zhvillimit pas luftës, kur është shndërruar në qendër të rëndësishme politiko-administrative, kulturore, arsimore, shkencore dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë. Letërsisë maqedonase Prilepi i ka dhuruar më tepër se 15 shkrimtarë, artit figurativ mbi 20 artistë dhe skulptorë, kurse shkencës maqedonase i ka dhënë punëtorë të dëshmuar shkencorë. Rezultat i zhvillimit të dukshëm është edhe veprimtaria e Fakultetit ekonomik dhe dy institucioneve tjera shkencore: Instituti për duhan dhe Instituti për hulumtimin e kulturës së vjetër jugosllave. Jeta ekonomike shihet përmes degëve të shumta industriale, si për shembull industria e duhanit, industria e metalurgjisë, industria e jometaleve, kimike, tekstile dhe e drurit. Prilepi është qendër e njohur botërore për prodhimin e duhanit cilësor të llojit "Prilep", që është tepër i kërkuar në tregun botëror. Prilepi është qytet ku gjenden xeheroret e llojit më cilësor të mermerit në botë. Prilepi është qytet i duhanit dhe mermerit, trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike, krenarisë nacionale dhe hapjes ndaj botës - është qytet hero.

Vendet e banuara që janë pjesë e Komunës së Prilepit: Alinci, Belovodica, Berovci, Beshishte, Bonçe, Vepërçani, Veselçani, Vitolishte, Volkovo, Vërpsko, Galiçani, Radobil i madh, Konjari i madh, Gugjakovë, Dabnica, Dren, Dunje, Erekovcë, Zhivovë, Zagoran, Kadino Sello, Kalen, Kanatlarci, Klepaç, Kokre, Krushevicë, Kërstec, Lenishtë, Lopaticë, Mazhuçishtë, Radobil i vogël, Konjare e vogël, Ruvci i vogël, Manastir, Marul, Nikodin, Novo Lagovë, Oreovec, Peshtani, Pletvar, Podmol, Polçishtë, Prilepec, Prisad, Rakle, Sellcë, Smolani, Staro Lagovo, Toplicë, Trojaci, Topolçani, Trojkrsti, Careviq, Çanishtë, Çepigovë, Çumovë, Sheleverc dhe Shtavicë.

Nga statistika e programit "Forumet në bashkësi" - Komuna e Prilepit


Tema e zgjedhur:
Zhvillimi urban i bashkësisë

Fushat e zgjedhura:
  • Rregullimi hapësinor dhe komunal i komunës
  • Zhvillimi kulturor i komunës
Numri i sesioneve: 6

Numri mesatar i pjesëmarrësve në tryezat e punës: 103
  • Sesioni i parë - 116 qytetarë (53 femra dhe 63 meshkuj)
  • Sesioni i dytë – 73 qytetarë (31 femra dhe 42 meshkuj)
  • Sesioni i tretë – 115 qytetarë (59 femra dhe 56 meshkuj)
  • Sesioni i katërt – 106 qytetarë (54 femra dhe 52 meshkuj)
  • Sesioni i pestë – 110 qytetarë (52 femra dhe 56 meshkuj)
  • Sesioni i gjashtë - 96 qytetarë (50 femra dhe 46 meshkuj)
Numri i tryezave të punës: 9
  • Aktivitetet sociale
  • Zhvillimi urban dhe turizmi
  • Zhvillimi rural
  • Arsimi
  • Kultura
  • Tryeza e Këshillit komunal
  • Administrata komunale
  • Sektori afarist
  • Të rinjtë

Projektet e zgjedhura


REVITALIZIMI I KOMPLEKSIT SPORTIV-REKREATIV DHE KULTUROR-HISTORIK "MOGILA" NË PRILEP

Bartës i projektit: NPK "Komunalec" Prilep
Partnerë:   NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", NP, Elektro Prilep, NP Pyjet e Maqedonisë, sektori afarist që përfaqësohet nga Oda ekonomike rajonale e Prilepit
Buxheti: 7.163.020,00 denarë (pjesëmarrja vetanake 1.074.453,00 denarë, donacion nga SDC 4.297.812,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.790.755,00 denarë)

Qyteti i Prilepit nuk ka park klasik të qytetit, si hapësirë e dedikuar për pushim dhe rekreim të qytetarëve. Përveç lokacionit "Mogila" nuk ekziston ndonjë hapësirë tjetër e gjelbër të përshtatshëm për sport dhe shëtitje, ndonjë hapësirë që do të mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e komunës.

Qëllimi i këtij projekti është pasurimi i hapësirës "Mogila" - mbrojtja dhe ringjallja e tij, gjegjësisht krijimi i kushteve të volitshme për aktivitetet sportive dhe rekreative për të gjithë qytetarët dhe vizituesit, duke i përfshirë edhe personat e nevoja të posaçme. Në kuadër të projektit do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit (do të vendosen 5 fontana, 1 nyje sanitare dhe do të bëhen 5 liqene zbukuruese, të gjitha me qasje për personat me nevoja të posaçme), do të rikonstruohet rrjeti elektrik (me vendosjen e 50 poçeve), do të rikonstruohen rrugicat ekzistuese dhe do të ndërtohen rrugica të reja për këmbësorët (trim rrugica me 1.500 metra, për biçikleta në gjatësi prej 1.500 metra dhe për këmbësorë 30 metra). Planifikohet ndërtimi i skejt-parkut me sipërfaqe prej    64 m² dhe parkut zbavitës për fëmijë me 200 m², me qasje edhe për fëmijët me nevoja të posaçme. Do të ndërtohet edhe qendra sportive (me fushëloja të pajisura për tenis dhe hendboll, që mund të përshtaten dhe funksionojnë si fushëloja për futboll të vogël dhe basketboll dhe volejboll). Do të rikonstruohet edhe amfiteatri ekzistues me karrige dhe ndriçim të ri. Rregullimi hortikulturor i hapësirës dhe bankat e vendosura do të krijojnë një vend ku prilepasit mund të pushojnë. Sipas planit, duhet të meremetohet edhe simboli i Prilepit revolucionar - "Mogila e të pamposhturve" dhe të pasurohet lokacioni.

Shfrytëzues të shërbimeve të objektit të meremetuar do të jenë rreth 70.000 qytetarë nga Komuna e Prilepit - sportistë, pushues, nxënës, persona të moshuar, persona me nevoja të posaçme dhe turistë. Kuptohet, interesin do ta gjejë edhe sektori afarist dhe ndërmarrjet publike të qytetit.


VAROSH - KRENARIA KULTURORE, TRADITA, PANAIRI


Bartës i projektit: OJQ Forumi për kreativitet avangard - Prilep
Partnerë: Komuna e Prilepit, Enti dhe Muzeu Prilep, Instituti për kulturën e vjetër sllave Prilep, Kisha ortodokse maqedonase, Ministria e kulturës
Buxheti: 5.000.000,00 denarë (pjesëmarrja vetanake 800.000,00 denarë, donacion nga SDC 3.088.000,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.332.000,00 denarë)

Kompleksi i monumenteve Varosh ofron pasuri të madhe kulturore dhe historike me të cilën krenohet Prilepi. Ky lokacion është vend i monumenteve kulturore dhe historike të rajonit, disa prej tyre janë prej neolitit të vonshëm. Sot në këtë vend gjenden shumë monumente të arkitekturës sakrale të shekujve të kaluar. Por, vendi Varosh nuk e ka shkëlqimin dhe vizitueshmërinë e duhur, pavarësisht nga rëndësia e tij. Për gjallërimin e tij nevojiten intervenime në infrastrukturën e hapësirës, që do t'i krijojë kushtet për afirmimin kulturor të Varoshit. Në kuadër të projektit do të ndërmerren aktivitete në tre ndërtime: 1) ndërlidhja e monumenteve ekzistuese të arkitekturës sakrale dhe profane me një rrugicë prej 1.000 metrave, ku do të shfrytëzohen materialet natyrore (parashihet që rrugica të ndriçohet dhe të vendosen banka, tabela të informimit dhe elemente tjera urbane); 2) rregullimi dhe afirmimi i hapësirës së panairit të hershëm, përmes ndërtimit të hyrjes së atriumit në kompleksin kulturor "Markovi kuli". Ky ndërtim do të jetë shumëfunksional dhe do të krijojë hapësirë për manifestime kulturore të ndryshme dhe prezantimin e përmbajtjeve të ndryshme kulturore; 3) zhvillimi, shtypja dhe distribucioni i materialit propagandues, me qëllim që të kontribuohet në rritjen e vizitueshmërisë.

Përveç popullatës lokale të Varoshit, që nga ringjallja e këtij vendi mund ta shohë edhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të bashkësisë, nga projekti do të përfitojë edhe popullata dhe institucionet e Prilepit dhe rajonit të gjerë, duke e përfshirë edhe afirmimin e vendit në tërësi.
 
 
Projektet tjera të propozuara

1)  BUZËQESHJA E SHPRESËS


Bartës i projektit: Organizata e femrave KITKA
Partner: AQ Baballarët për drejtësi, Komuna e Prilepit, Qendra ndërkomunale për punë sociale në Prilep, SPB Prilep, sektori afarist, Ministria e punës dhe politikës sociale
Qëllimi i projektit: Përkrahja ekonomike dhe sociale e familjeve pensioniste përmes krijimit të ekipeve të patronazhit
Mjetet e nevojshme: 18.500 euro
 

2)  TRAJTIMI I UJËRAVE TË ZINJ NGA LUMI I QYTETIT DHE KANALEVE NË PRILEP


Bartës i projektit: Fondacioni për përkrahje dhe zhvillim Prilep
Partner: NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Prilep, NPK Komunalec, NPRH Prilep, Komuna e Prilepit
Qëllimi i projektit: Avancimi i gjendjes ekologjike të rrjedhës së ujit në Prilep përmes vendosjes së stacionit filtrues
Mjetet e nevojshme: 39.200 euro


3)  MEREMETIMI I MONUMENTIT TË LNÇ-SË NË FSH. DABNICA


Bartës i projektit: Komuna e Prilepit
Partner: Sektori afarist (Oda ekonomike rajonale), NPK Komunalec, Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Elektro Prilep, Pyjet Maqedonase, SHF Dobre Jovanovski, SHF Rampo Levkata, Kombinati i mermerit, BL Trizlla 2, Lidhja e asociacioneve të luftëtarëve LNÇ Prilep, RTR Prilep, Kombinati i duhanit Prilep
Qëllimi i projektit: Meremetimi i monumentit të LNÇ-së dhe afirmimi i tij në park-qendër 
Mjetet e nevojshme: 22.000 euro


4)  QENDRA KULTURORE E TË RINJVE - PRILEP


Bartës i projektit: Qendra kulturore "Marko Cepenkov" Prilep 
Partner: Disa OJQ: Vistina, Visla, Parlamenti evropian, Asociacioni për arsim joformal të romëve - Loti i romëve dhe qytetarët, Komuna e Prilepit
Qëllimi i projektit: Promovimi i përmbajtjeve të reja për t'i animuar prilepasit e rinj në Qendrën kulturore, me çka do të nxitet kreativiteti dhe krijimtaria si mjet për ndalimin e delikuencës tek të miturit
Mjetet e nevojshme: 20.000 euro


5)  PAJISJA E INTERNET LEXIMORES


Bartës i projektit:   Biblioteka publike "Borka Taleski" Prilep, Komuna e Prilepit
Partner: Organizatat joqeveritare
Qëllimi i projektit: Biblioteka të bëhet urë mes instrumenteve informative tradicionale dhe mediave bashkëkohore - kjo do ta rrisë numrin e anëtarëve të bibliotekës, do ta përmirësojë cilësinë e shërbimeve që ofrohen nga ky institucion. Kjo do ta rrisë nivelin e kulturës dhe arsimit të qytetarëve.
Mjetet e nevojshme: 14.500 euro
 

6)  RREGULLIMI I KATIT SPORTIV-REKREATIV NË TRIZZLA


Bartës i projektit: AQ "Romani Shukarila" Prilep
Partner: Komuna e Prilepit
Qëllimi i projektit: Ndërtimi i katit sportiv-rekreativ në lagjen Trizlla, për zhvillimin e drejtë psikofizik të të rinjve në këtë pjesë të Prilepit
Mjetet e nevojshme: 47.000 euro
 

Rekomandimet e dhëna


Duke i konstatuar problemet e komunës, pjesëmarrësit e sesioneve të forumit ia kanë dhënë institucioneve kompetente rekomandimet në vijim:
  • Forumi i rekomandon Ministrisë për punë të brendshme të ndërmerr aktivitete për shfrytëzimin e papenguar të këtyre lokacioneve - vendeve për parkim që parashihen për personat me nevoja të posaçme. Si rezultat i kësaj, Ministria ka informuar që ndërmerren aktivitete për përforcimin e kontrollit për parkim të drejtë.
  • Forumi i ka rekomanduar NP "Komunalec" të ndërmerr masa për përmirësimin e higjienës në qendrën e qytetit, duke vendosur kontejnerë. Si përgjigje, NP "Komunalec" merr hapa për zgjidhjen konkrete të problemit.

Notat e vlerësimit
 
Të pranishëm
126

100,00%

Pyetësorë të plotësuar 79

62,70%

 

Pyetësorë të paplotësuar 47 37,30%

 

Gjinia
Meshkuj
40
51,95%
Femra
37 48,05%
Nuk janë deklaruar
0 00,00%

 

Cili është vlerësimi i juaj i përgjithshëm për programin "Forumet e bashkësive"? 1(i padobishëm) 1 1,27%
2 1 1,27%
3 (mesatar) 8 10,13%
4 23 29,11%
5 (shumë i dobishëm) 46 58,23%

 

Në çfarë mase janë realizuar qëllimet e programit? 1 (nuk janë realizuar) 1
1,30%
2 1
1,30%
3 6 7,79%
4

28

 

36,36%
5 (plotësisht janë realizuar)

41

 

53,25%
 
 
Ekipi udhëheqës dhe operativ
  • Sunçica Kostovska Petrovska, Menaxhere e programit
  • Boris Sharkovski, Koordinator i programit
  • Vesna Shkortova, Moderues
  • Igor Taseski, Bashkëmoderues
  • Ane Lashkoska, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e Komunës)
  • Zhaklina Damçeska, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e Komunës)
  • Filip Sekuloski, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i sektorit OJQ)
  • Katerina Kërzheska, Anëtare e grupit operativ – marrëdhëniet me opinionin publik (përfaqësuese e mediave lokale)
  • Muharem Jasharoski, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i sektorit OJQ)
  • Risto Najdoski, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i sektorit afarist)
  • Zhaklina Stojanoska, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e sektorit afarist)
Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom