Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Kërçovës Shtyp Email
E diel, 25 Nandor 2007 23:24
Komuna e Kërçovës është qendra e rajonit të Kërçovës, që gjendet në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Komuna gjendet në fushëgropën e Kërçovës, që është tërësi e formësuar qartë nga natyra, e rrethuar nga të gjitha anët me male të larta. Kërçova shtrihet në sipërfaqe prej 49 m2. Sipas numrit të banorëve, Kërçova është komuna më e madhe, ku jetojnë 52,5% e numrit të plotë të banorëve në rajon. Veçoria kryesore e ekonomisë së rajonit është kombinati xeheror dhe energjetik "Osllomej", me kapacitet prej 660.000 kWh prodhim vjetor. Ky është objekti i parë i këtij lloji i ndërtuar në Maqedoni.

Kërçova ka lidhje të mirë infrastrukturore me rajonet tjera në Republikë, edhe pse është e rrethuar me male në rajon.

Struktura demografike e popullatës në Komunën e Kërçovës është tejet e shumëllojshme dhe interesante. Komuna e Kërçovës (sipas regjistrimit në vitin 2002) ka 30.138 banorë, prej të cilëve 15.143 janë meshkuj (50,2% e popullatës në komunë), kurse 14.995 femra (49,8% e popullatës në komunë). Kërçova është bashkësi multietnike, ku jetojnë 16.140 maqedonas (53,6% e popullatës në komunë), 9.202 shqiptarë (30,5% e popullatës në komunë), 2.430 turq (8,1% e popullatës në komunë), 1.630 romë (5,4% e popullatës në komunë), ka edhe 76 vllahë (0,3% e popullatës në komunë), 86 serbë (0,3% e popullatës në komunë), 7 boshnjakë. Të tjerë janë 576 banorë ose 2,1%.

Historianët kanë shënuar që në afërsi të Kërçovës së sotme ka ekzistuar qyteti i Uskanës, i cili përmendet lidhur me luftimin e mbretit maqedonas Persej me romakët, në vitin 170-169 p.e.r. Nuk ka të dhëna të tjera dhe nuk mund të thuhet me siguri se kush dhe kur e ka themeluar. Qyteti i Kërçovës për herë të parë përmendet në vitin 1018 në një kartë të sunduesit Bizant Vasilij II, si vend i quajtur Kiçavis, që në kuptimin kishtar i ka takuar Kryepeshkopatës së Ohrit, pas shkatërrimit të mbretërisë së Samuilit. Qyteti kryesisht ka qenë i banuar me fisin Bërsjaci, që është marrur më së shumti me bujqësi dhe blegtori. Qyteti përmendet edhe nga Teofilakati i Kryepeshkopatës së Ohrit në shekullin XI, si dhe në burimet e shkruara, ku ceket Trekëndëshi i Kërçovës, nga ana e gramatikut Georgi. Në mesjetë këto territore i kanë takuar shtetit serb, që vërtetohet edhe me dhuratën e Mbretit Milutin, i cili në vitin 1924 e ka mbushur me dhurata manastirin Sh. Gjorgji në fshatin Knezhino. Kërçova dhe rrethi i saj pushtohen nga turqit kah fundi i shekullit XIV. Pas pushtimit, qyteti është shndërruar në qendër ushtarake dhe administrative. Me rritjen e kapitalit të huaj kah fundi i shekullit XIX, perandoria turke ka treguar interesim për eksploatimin e pasurive xeherore të këtij rajoni, në veçanti për bakrin dhe manganin. Njëherazi, në qytet ka filluar edhe zhvillimi i ndërtimtarisë dhe ai komunal. Nën kalanë e Kërçovës është ndërtuar edhe sahati i qytetit, kurse në qendër të qytetit është ndërtuar çezma e bukur, me ujë të pijshëm.
 
Fillet e para të Organizatës revolucionare maqedonase kanë filluar me punën revolucionare të Gjakontit Josif në Manastirin Sh. Mëria dhe mësimdhënësve nga shumë fshatra të Kërçovës. Pas kontakteve të para me gyrbetçinjtë e fshatrave të Kërçovës, Pere Toshev dhe Josifi në vitin 1878 e kanë formuar çetën e parë të armatosur, të udhëhequr nga Duko Tasev, në radhët e të cilit ka qenë edhe Jordan Piperka. Përveç kësaj, më 2 gusht 1903 fillon kryengritja e udhëhequr nga vojvoda Arso dhe  Jordan Piperka. Janë mbajtur territoret e lira deri më 9 gusht, kur kryengritja është shuar me gjak. Kërçova dhe rrethina e ndan fatin e qyteteve të Maqedonisë në Ballkan edhe në Luftën e dytë botërore. Lufta për liri vazhdon edhe nën udhëheqjen e Kuzman Josifovskit Pitu. Është shënuar që ky është qyteti i parë i çliruar i Maqedonisë gjatë Luftës nacional-çlirimtare. Krenari e posaçme e qytetit janë dy heronjtë popullorë Mirko Milevski dhe Miha Mihajlovski, kurse për 555 dëshmorët e rënë është ngritur busti Kitino Kale. Me referendumin historik të 8 tetorit 1991, Maqedonia pavarësohet, fillon ndërtimi i sistemit shumëpartiak dhe ekonomisë së tregut, me çka Kërçova hyn në sistemin e tranzicionit.

Sot Kërçova synon zhvillim në fushën e ekonomisë, arsimit, sportit, kulturës. Si edhe komunat tjera në Republikën e Maqedonisë, pritet që procesi i udhëheqjes së decentralizuar dhe përforcimit të vetëqeverisjes lokale të kontribuojë në avancimin e jetës së banorëve.
 
Nga statistika e programit "Forumet në bashkësi" - Komuna e Kërçovës

Tema e zgjedhur: Përmirësimi i infrastrukturës lokale në Kërçovë.

Fushat e zgjedhura:
  • Infrastruktura komunale me interes lokal 
  • Institucionet publike

 

Numri i sesioneve: 6

Numri mesatar i pjesëmarrësve në tryezat e punës: 70

  • Sesioni i parë – 57 qytetarë (13 femra dhe 44 meshkuj)
  • Sesioni i dytë – 88 qytetarë (23 femra dhe 65 meshkuj)
  • Sesioni i tretë – 73 qytetarë (23 femra dhe 50 meshkuj)
  • Sesioni i katërt – 77 qytetarë (19 femra dhe 58 meshkuj)
  • Sesioni i pestë – 65 qytetarë (16 femra dhe 49 meshkuj)
  • Sesioni i gjashtë - 61 qytetarë (16 femra dhe 45 meshkuj)
Numri i tryezave të punës: 10

  • Arsimi
  • Sporti dhe rekreacioni
  • Kultura
  • Sektori OJQ
  • Sektori afarist
  • Personat me nevoja të posaçme
  • Të rinjtë
  • Qytetarët në përgjithësi
  • Administrata komunale
  • Mbrojtja kundër zjarrit.

Projektet e zgjedhura

QASJA E BARABARTË PËR TË GJITHË - TEJKALIMI I PENGESAVE ARKITEKTONIKE ME NDËRTIMIN E QASJEVE PËR PERSONAT ME NEVOJA TË POSAÇME

Bartës i projektit: Shoqata e personave me invaliditet trupor - Kërçovë
Buxheti: 1.408.200,00 denarë (pjesëmarrje vetanake 202.000,00 denarë, donacion nga SDC 890.100,00 denarë, pjesëmarrja e komunave 316.100,00 denarë)

Institucionet në Kërçovë nuk kanë qasje për personat me nevoja të posaçme. Pengesat arkitektonike janë vetëm një prej arsyeve me të cilat ballafaqohen këto persona në jetën shoqërore. Për tejkalimin e kësaj gjendje, nevojitet ndërtimi i qasjeve për objektet publike në Komunën e Kërçovës. Kjo do të kontribuojë në përforcimin e mirëbesimit të personave me nevoja të posaçme dhe invaliditet trupor, si dhe personave të moshuar dhe të paaftë. Mundësitë për lëvizje të pavarur do ta mundësojnë integrimin e tyre në jetën e përditshme, me çka do të sigurohen kushte të barabarta për realizimin e të drejtave themelore njerëzore të të gjithë qytetarëve. Kjo do të mundësojë punë më të mirë dhe më efektive të institucioneve, në drejtim të sigurimit të shërbimeve të barabarta për të gjithë qytetarët.

Projekti në vend të parë i dedikohet personave me nevoja të posaçme ose invaliditet trupor nga Komuna e Kërçovës dhe komunat fqinje të rajonit. Me intervenimin e këtij projekti do të ndërtohen 9 qasje në 6 objekte publike: SHMSH "Mirko Mileski", EPSH Shtëpia e shëndetit, Spitali i përgjithshëm i Kërçovës, Agjencia për punësim në Kërçovë, DUN Kadastra e Kërçovës, Shtëpia e kulturës në Kërçovë, Stacioni i autobusëve ndërurban dhe hekurudhor.
 

RREGULLIMI I SHESHIT DHE ZONËS SË KËMBËSORËVE


Bartës i projektit: Komuna e Kërçovës
Buxheti: 7.439.125,00 denarë (donacion nga SDC 5.531.075,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.908.050,00 denarë)

Kërçovës i nevojitet mbrojtja e qendrës së qytetit, ringjallja e traditës së "korzosë" si vend ku mblidhen qytetarët për shoqërim dhe pushim dhe si vend ku mbahen manifestimet kulturore dhe zbavitëse. Ky projekt ka për qëllim ta definojë dhe krijojë zonën e lirë të këmbësorëve dhe sheshit të Kërçovës, me çka do të kontribuohet në përmirësimin e gjendjes së zonës qendrore të qytetit. Kjo do t'i rrisë edhe mundësitë për ruajtjen e Kalasë Kitino, që do të jetë tepër e rëndësishme për qytetarët e Kërçovës.

Me realizimin e aktiviteteve të projektit, do të rregullohet hapësira mes tempullit Sh. Pjetri dhe ndërtesa "Liria e vjetër", do të ndërtohet kanalizimi për ujërat atmosferikë, do të meremetohen rrugët dhe trotuaret dhe do të vendoset ndriçimi rrugor. Hapësira do të begatohet edhe me pajisje urbane dhe me rregullim hortikulturor.

RENOVIMI I SALLËS SË FISKULTURËS - SOKOLANA

Bartës i projektit: Komuna e Kërçovës
Buxheti: 2.400.885,00 denarë (1.805.535,00 donacion nga SDC, 595.350,00 pjesëmarrja e komunës)

Kapacitetet aktuale sportive në Komunën e Kërçovës nuk i plotësojnë nevojat e popullatës, qoftë në aspektin e numrit ose cilësisë së ofertës. Qëllimi i projektit është të rritet kapaciteti sportiv i Komunës së Kërçovës, përmes ringjalljes dhe rikonstruimit të sallës së fiskulturës Sokolana, ku do të organizohen manifestime dhe garime sportive. Kjo do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të të rinjve dhe tejkalimin e dallimeve sociale dhe etnike mes tyre, si dhe në ballafaqimin me fenomenet negative aktuale dhe krijimin e gjeneratave të shëndosha. Projekti nuk dedikohet vetëm për plotësimin e nevojave të 15 klubeve sportive dhe 5 shoqatave kulturore artistike, të cilat së bashku kanë mbi 2000 anëtarë, por dobi do të ketë mbarë popullata e Kërçovës.

Projekti parasheh renovim të plotë të sallës së fiskulturës Sokolana, përmes meremetimit të tavanit dhe çatisë, meremetimit të fasadës dhe vendosjes së dyerve dhe shkallëve të reja, meremetimit të mureve dhe dritareve, vendosjes së konstruksionit të ri të dyshemesë, meremetimit të tualeteve, vendosjes së ndriçimit të ri dhe rregullimit të hapësirës.
 

Projektet tjera të propozuara
 
1)  NJË HAP MË AFËR JUSH

Bartës i projektit: SHKA "Niko Pusoski" Kërçovë
Buxheti: 1.772.320,00 denarë (pjesëmarrja vetanake 265.770,00 denarë, kërkuar nga SDC 1.094.750,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 411.800,00 denarë)
Qëllimi i projektit: Promovimi dhe ruajtja e vlerave tradicionale kulturore, përmes krijimit të kushteve për realizim të vazhdueshëm të aktiviteteve të SHKA "Niko Pusoski".


2)  INFRASTRUKTURA E PËRMIRËSUAR - INVESTIM NË ARSIMIN CILËSOR

Bartës i projektit: Komuna e Kërçovës
Partnerë: SHMSH "Mirko Mileski", SHF "Sande Shterjoski" dhe SHF "Vladimir Polezhinoski"
Buxheti: 6.353.516,10 denarë (kërkuar nga SDC 4.719.336,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.634.180,00 denarë)

Qëllimi i projektit: Përmirësimi i infrastrukturës në shkollat SHMSH "Mirko Mileski", SHF "Sande Shterjoski" dhe SHF "Vladimir Polezhinoski" si parakusht për realizimin e mirëfilltë të procesit arsimor.


3)  MEREMETIMI I SHTËPISË SË ZJARRFIKËSVE

Bartës i projektit: Shoqata vullnetare e zjarrfikësve - Kërçovë
Buxheti: 5.007.686,00 denarë (pjesëmarrja vetanake 717.852,00 denarë, kërkuar nga SDC 3.034.724,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.225.110,00 denarë)
Qëllimi i projektit: Krijimi i kushteve më të mira për punën e Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve - Kërçovë dhe Njësisë territoriale të zjarrfikësve dhe organizimi normal i mbrojtjes kundër zjarrit në Komunën e Kërçovës, përmes rikonstruimit të Shtëpisë së zjarrfikësve.


4)  ZGJIDHJA E NYJËS SË QARKULLIMIT NË PJESËN E NËNKALIMIT NË RRUGËN MAGJISTRALE SHKUP=OHËR


Bartës i projektit: SHPKNJP "INZHENERING AG" KËRÇOVË
Partnerë: NJVL Kërçovë, NPK "KOMUNALEC" KËRÇOVË
Buxheti: 5.819.010,00 denarë (pjesëmarrja vetanake 901.120,00 denarë, kërkuar nga SDC 3.451.280,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.424.800,00 denarë)

Qëllimi i projektit: Mundësimi i qarkullimit të pandërprerë dhe më të sigurt dhe ndërlidhja e banorëve të lagjeve 22 dhjetori, Nënkrushino, fsh. Osoj, Podrashtani, Rashtani dhe lagjja e re Meksiko me Kërçovën, përmes rikonstruimit dhe zgjerimit të një pjese të nënkalimit të magjistralet Shkup-Ohër me një korsi plotësues të rrugës.


5)  KËRÇOVA DHE ARDHMËRIA MË E NDRITSHME


Bartës i projektit: Komuna e Kërçovës
Buxheti: 5.906.740,00 (kërkuar nga SDC 4.422.100,00 denarë, pjesëmarrja e komunës 1.484.640,00 denarë)

Qëllimi i projektit: "Kërçova me ardhmëri më të ndritshme" e përfshin përmirësimin e ndriçimit në Kërçovë dhe kursimin e energjisë elektrike përmes ndryshimit të ndriçimit rrugor në rrugët kryesore në Kërçovë.


Rekomandimet


Qytetarët të cilët kanë marrur pjesë në sesionet e forumit i kanë dhënë këto rekomandime për Komunën e Kërçovës, lidhur me përmirësimin e gjendjes në komunë:

  1. Avancimi i infrastrukturës komunale në qytet (zhvendosja e tregut të gjelbër, asfaltimi i rrugëve, sigurimi i vendeve për parkim);
  2. Avancimi dhe pasurimi i kapaciteteve sportive (ndërtimi i fushëlojave, terreneve sportive, meremetimi i tribunave të fushëlojës së KF Vëllazërimi, etj);
  3. Përkrahja e sektorit të OJQ-ve në Kërçovë (sigurimi i hapësirave, pajisjes, etj);
  4. Avancimi i ofertës kulturore në qytet.
 
Notat e vlerësimit
 
Të pranishëm
61

100,00%

Pyetësorë të plotësuar 51

83,60%

 

Pyetësorë të paplotësuar 10 16,40%

 

Gjinia
Meshkuj
35
57,37%
Femra
14
22,95%
Nuk janë deklaruar
2
3,27%

 

Cili është vlerësimi i juaj i përgjithshëm për programin "Forumet e bashkësive"? 1(i padobishëm) 1 1,64%
2 0 0%
3 (mesatar) 11 21,56%
4 10 19,60%
5 (shumë i dobishëm) 29 56,86%

 

Në çfarë mase janë realizuar qëllimet e programit? 1 (nuk janë realizuar) 2
3,92%
2 2
3,92%
3 12 23,53%
4

16

 

31,37%
5 (plotësisht janë realizuar)

19

 

37,26%

Ekipi udhëheqës dhe operativ

- Kristina Haxhi Vasileva, Udhëheqëse e programit
- Svetllana Milenkovska, Moderuese/Koordinatore për zhvillimin e bashkësive
- Sërxhan Amet, Asistent i programit
- Ismet Ballazhi, Bashkëmoderues
- Marjan Dimoski, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i Komunës së Kërçovës)
- Darko Belevki, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i Komunës së Kërçovës)
- Svetllana Veljanovska, Anëtare e grupit operativ dhe përgjegjëse për marrëdhëniet me opinionin publik (përfaqësuese e mediave)
- Mide Nexhipi, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e sektorit OJQ)
- Milica Gjorgjioska, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e sektorit OJQ)
- Kasum Rexhepi, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i sektorit afarist)

Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom