Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Mbi programin "Forumet në bashkësi" Shtyp Email
E diel, 25 Nandor 2007 14:55
Qëllimet

Qëllimi kryesor i programit është të mbështetet zhvillimi pjesëmarrës i bashkësive në nivel lokal. Forumi është platformë e zhvillimit, e cila ka për qëllim që (1) qytetarët ta përmirësojnë jetën e tyre me ide dhe pjesëmarrje dhe (2) administrata të zhvillojë qeverisje lokale pjesëmarrëse dhe përgjegjëse, të cilës do t'i besohet.
 
 
 
Aktivitetet

Procesi i FORUMIT është i përbërë prej dy fazave kryesore. Në fazën e parë (faza e sesioneve) pjesëmarrësit në forum - banorë të komunave ku realizohet programi, janë të përfshirë në 6-8 diskutime të strukturuara, ku krijohen idetë dhe rekomandimet e projekteve. Faza e dytë është realizimi praktik i projekteve të zgjedhura.
 


Struktura e FORUMIT

Në FORUM marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar të komunës. Zakonisht, FORUMI përbëhet prej maksimum 10 tryezave të punës, ku secila përbëhet prej 5-8 pjesëmarrësve. Tryezat e punës i përfaqësojnë interesat e ndryshëm socio-ekonomike dhe pikëvështrimet e bashkësisë. Tryezat e punës i strukturojnë diskutimet e forumit dhe definojnë zgjedhjen e projekteve. Të gjitha tryezat kanë të drejta dhe "peshë" të njëjtë gjatë zgjedhjes së projekteve.

Lexoni përmbajtjen...

 
 
Kriteret dhe aprovimi i projekteve

FORUMI e bën zgjedhjen e projekteve që do të financohen dhe realizohen, sipas rregullave dhe kritereve të dakorduara paraprakisht nga pjesëmarrësit. Rekomandohet që gjatë zgjedhjes së projekteve të merren parasysh çështje e cekura në vijim:
 
 
 
Rezultatet përfundimtare

Secili FORUM pritet të përfundojë me ndonjë prej rezultateve të matshme në vijim:
  1. Gjashtë deri tetë sesione të realizuara të forumit, ku mes dy sesioneve të njëpasnjëshme duhet të mbahet të paktën një takim pune;
  2. Në sesionet e forumit të kenë marrur pjesë numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bashkësisë lokale (minimum 50 pjesëmarrës);
  3. Të arrihen rezultate të strukturuara mirë dhe diskutime cilësore nga aspekti i kohës së kaluar në marrjen e informatave të ekspertëve, projekteve ideore dhe rekomandimeve;
  4. Të realizohen ngjarje për publicitet dhe aktivitete të matshme për marrëdhënie me opinionin publik në bashkësi;
  5. Të krijohen partneritete joformale dhe të institucionalizuara mes palëve të përfshira lokale;
  6. Të zhvillohen ide të ndryshme të projektit; 
  7. Rekomandimet t'i dorëzohen pushtetit lokal dhe të merren parasysh nga ana e pushtetit lokal;
  8. Të realizohen projekte të qëndrueshme me efekt të dukshëm socio-ekonomik në bashkësi.
Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Партнер на програмата

zels-logo


Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom