Форуми во заедницата

МакедонскиEnglishShqip
Alka Shtyp Email
E enjte, 02 Tetor 2008 17:38
Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkëpunim “Alka”  është organizatë maqedonase e pavarur, joprofitabile e themeluar në prill të vitit 2004. Iniciativa për formim të shoqatës lokale u lind prej anëtarëve të Njësisë për Zhvillim të Integruar Rural (IRDU), të cilët në periudhën prej vitit 2000 deri në 2004 punonin në zbatimin e Programit për Zhvillim të Integruar Rural të financuar nga Sida,  kurse është zbatuar në suazat e Shoqatës së Pavarur Britanike (Ndihmë e Drejtpërdrejtë për Fëmijët – CAD), kurse më vonë në suazat e OJQ-së Franceze (Agjencia për Ndihmë në Bashkëpunim dhe Zhvillim Teknik – ACTED).

    Në përputhje me vizionin e vet “Alka” synon që nëpërmjet veprimtarisë së vet të kontribuojë në formimin e shoqërisë së organizuar, qytetarët e të cilës e kanë mundësinë të marrin pjesë aktivisht në krijimin e në të ardhmeje më të mirë.
Misioni i “Allkës” është i drejtuar kah promovimit dhe mbështetjes së iniciativave për zhvillim të qëndrueshëm të resurseve njerëzore dhe materiale dhe përforcimin e proceseve demokratike në Maqedoni.

     Qëllime strategjike të shoqatës janë:
-    Përforcim i kapaciteteve të bashkësive dhe Vetëqeverisjes Lokale
-    Përmirësim i kushteve të jetës
-    Mbështetje e shoqërisë qytetare
-    Promovim dhe mbështetje dhe administrim i mirë (good governance)

    “Alka” punon me bashkësi, komuna dhe grupe vullnetare, duke u dhënë mbështetje profesionale, teknike, këshillëdhënëse dhe financiare.

    Me zbatim të qasjes pjesëmarrëse “Alka” punon në motivimin, mobilizimin dhe vetorganizimin e bashkësive, inicion aktivitete për planifikim zhvillues dhe mobilizim të resurseve të kapshëm, duke promovuar gjatë kësaj bashkëpunim dhe partneritet të bashkësisë me institucionet dhe organizatat e tjera.

Kontakt:
Shoqata për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Qëndrueshëm “Alka”
rr. Blagoja Davkov rr.33
1000 Shkup
Tel/faks: ++ 389 2 3 214 505
                  ++ 389 2 3 211 664
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
                www.alka.org.mk

 
Share
 

Na ndiqni në

FacebookTwitter

Општински буџет за граѓаните

оpstinski-budzet-1

Doracak – Forum i bashkësisë me 11 hapa

priracnik-vo-11-cekori-alb

 

Priracnik-Forum-vo-zaednicata-ALB-1

Buletin | Shtator 2015


Forumi vo zaednicata Sep 2016 ALB-1

Buletin | Mars 2015


forumi-bilten-4-mk

Buletin | Shtator 2015


bilten-septemvri-2015-alb-1

Buletin | Shkurt 2014


Forumi vo zaednicata Mart 2015 ALB
“Forume në bashkësi“ është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim implementuar nga Njësia për Koordinimin e Forumeve fioom