Mbi programin - Struktura Printoni E-mail
e enjte , 03 prill 2008
Në FORUM marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar të komunës. Zakonisht, FORUMI përbëhet prej maksimum 10 tryezave të punës, ku secila përbëhet prej 5-8 pjesëmarrësve. Tryezat e punës i përfaqësojnë interesat e ndryshëm socio-ekonomike dhe pikëvështrimet e bashkësisë. Tryezat e punës i strukturojnë diskutimet e forumit dhe definojnë zgjedhjen e projekteve. Të gjitha tryezat kanë të drejta dhe "peshë" të njëjtë gjatë zgjedhjes së projekteve.


Gjatë themelimit të tryezave nga ana e FORUMIT merren parasysh këto aspekte:

  • Femrat të përfaqësohen me jo më pak se 40% në tryezat e forumit.
  • Pakicat etnike të jenë pjesë e tryezave të punës varësisht nga interesat socio-ekonomikë. Për këtë arsye, do të eskivohen tryezat etnikisht të pastra.
  • Organizatat joqeveritare të marrin pjesë në temat e lidhura me aktivitetet e tyre në terren, në vend që të formojnë tryeza të posaçme për OJQ.
Mes tryezave të punës, patjetër duhet të krijohet:
  • Tryeza e Këshillit komunal,
  • Tryeza e lirë (për qytetarët që nuk e kanë gjetur interesin e tyre socio-ekonomik në ndonjë tryezë tjetër),
  • Tryeza e grupit operativ (që nuk merr pjesë në diskutimet dhe zgjedhjen e projektit).
 
Grupet e përkohshme të punës formohen për punën në periudhën mes dy sesioneve. Këto grupe përgatisin informata për temën që do të diskutohet, mbledhin informata kthyese nga grupet sociale ose profesionale dhe i zhvillojnë idetë e projekteve në projekte.
 

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA