Aktivitete aktuale
Градско
Prezantim i 5 propozim projekteve në Gradsko | Prezantim i 5 propozim projekteve në Gradsko |
|
|
| e martë , 31 janar 2012 | |
Forumi në Gradsko, në sesionin e katërt të forumit që u mbajt më 26 janar në restorantin “Ulci”, prezantoi 5 propozim-projekte në prani të 43 qytetarëve të komunës.Sesioni i prezantoi propozim-projektet vijuese: • Ndërtim të rrugës “Marshall Tito” në lagjen Gradsko; • Ndërtim të një pjese të rrugës lokale për f. Gërnçishtë dhe f. Skaçinci; • Rikonstruksion të kanalit kullues dhe ndërtim të rrethojës në sheshin e lojërave për fëmijë • Ndërtim të rrugës “Dushan Qiriq” në lagjen Gradsko; • Ndërtim të rrugës “Sllave Eftov” në lagjen Gradsko Propozim-projektet në mënyrë detajore u prezantuan para pjesëmarrësve në Forumin, duke përfshirë edhe buxhetin e përgjithshëm të projekteve si dhe pjesëmarrjen individuale të bartësve, partnerëve dhe donatorit. Fondi i përgjithshëm projektues i Programit në këtë komunë arrin 2.800.000 denarë, prej të cilëve gjysma e mjeteve janë pjesëmarrje e komunës, ndërsa pjesa e mbetur janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|