| Prezantohen 4 propozim-projekte në Vrapçisht |
|
|
| e mërkurë , 25 janar 2012 | |
Gjithsej katër propozim-projekte u prezantuan në sesionin e katërt të forumit në Vrapçisht, që u mbajt më 20 janar, në restorantin Bella Vista, në f. Negotinë.Në sesionin, në prani të 57 banorëve të komunës, u diskutua për propozim-projektet vijuese: Rikonstruksion i fasadës së SHF Naim Frashëri në f. Negotinë • Rrethim dhe rregullim të oborrit të SHF “Vrapçisht” në f. Vrapçisht. • Rikonstruksion i klasës dhe nyjave sanitare në SHF “Sali Lisi” në f. Gradec. • Rikonstruksion i nyjave sanitare në SHF “Mehmet Derralla” në f. Gradec. Fondi i projektit për këtë komunë arrin 2.800.000 denarë, prej të cilëve 1.400.000 denarë janë pjesëmarrje e komunës, ndërsa mjetet tjera janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


