| Banorët e Mavrovës dhe Rostushës votuan tri projekte |
|
|
| e mërkurë , 28 dhjetor 2011 | |
Tre projekte do të realizohen në kuadër të programit “Forume në bashkësinë” në Komunën Mavrovë Rostushë, vendosën banorët e kësaj komune në sesionin e pestë të forumit që u mbajt më 26 dhjetor, në fshatin Velebërdo.“Marrje e sigurt me sport”, “Mjedis i shëndosh” dhe ‘Lidhje e sigurt e ndërsjellë” me projektet që i zgjodhën rreth 40 banorë të komunës. Projektet parashikojnë vendosjen e pllakave nëpër rrugët lokale, vendosje të 80 shportave për hedhurina në 27 vendbanime, si dhe ndërtim të terrenit për sport. Fondi i përgjithshëm i projektit për këtë komunë arrin 4.800.000 denarë, e meqë mjetet financiare për të tria projektet tejkalojnë shumën për rreth 145.000 denarë, komuna u zotua se do ta mbulojë këtë në mënyrë plotësuese. |
| Tjetri > |
|---|


