Aktivitete aktuale
Кратово
Qendra multimediatike – projekt që e zgjodhën banorët e Kratovës | Qendra multimediatike – projekt që e zgjodhën banorët e Kratovës |
|
|
| e mërkurë , 28 dhjetor 2011 | |
Projekti “Qendër multimediatike” fitoi mbështetjen më të madhe nga banorët e Kratovës, në forumin e pestë të projektit që u mbajt më 23 dhjetor, në Komunën e Kratovës.Ky projekt, në prani të 54 pjesëmarrësve, fitoi mbështetjen më të madhe se dy projekte tjera që i përpunuan qytetarët – “Shëndet përmes marrjes me sport” dhe “Me informacion deri në Kratovë si parajsë turistike”. Projekti i votuar përfshin rinovimin e sallës së kinemasë, të nyjave sanitare dhe sallës hyrëse në kinemanë “Napredok” në Kratovë. Buxheti i përgjithshëm arrin 5.348.000 denarë, prej të cilave 4.800.000 denarë janë në kuadër të Fondit të projektit gjegjësisht mbështetje financiare e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe pjesëmarrje e komunës. |
| Tjetri > |
|---|