| Rikonstruksion i tubacionit në Kavadar dhe Rosoman |
|
|
| e martë , 27 dhjetor 2011 | |
“Rikonstruksion i një pjese të tubacionit Kavadar – Rosoman” është projekti që më së shumti e mbështetën banorët e Kavadarit dhe Rosomanit.Rreth 70 banorë të të dyja komunave, në sesionin e pestë të forumit ndërkomunal që u mbajt më 22 dhjetor, e votuan këtë projekt para tre projekteve tjerë: - “Sjellje e ujit teknologjik për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore dhe të oborreve në pjesët periferike të qytetit”; - “Ngritje të vetëdijes publike – edukim për popullatën, zbatim i sanksioneve dhe gjobave për shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm”; - “Zëvendësim të çezmave në çerdhet dhe shkollat në komunat Kavadar dhe Rosoman” Lista me rekomandime që ishin propozuar në Forum iu dorëzuan një përfaqësuesi të Komunës së Kavadarit me qëllim që të realizohen në kuadër të planeve komunale për periudhën e ardhshme. |
| Tjetri > |
|---|


