|
Objekti i gjimnazit – më parësor për dibranët |
|
|
|
e enjte , 22 dhjetor 2011 |
Dibra, në forumin e pestë buxhetor në komunë, votoi për 8 projekte parësore që do të financohen nga buxheti i komunës gjatë vitit 2012.
Forumi, në prani të rreth 150 banorëve të komunës, më së shumti vota dha për ndërtimin e objektit të Gjimnazit të Dibrës, projekti i dytë parësor është blerja e pajisjes për sallën e re sportive të qytetit, ndërsa i treti ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për kanalizim.
Dibranët, si projekte parësore, zgjodhën edhe pesë projekte – njëri është rregullimi i gjelbërimit dhe parkingut në oborrin e sallës sportive, si edhe katër projekte tjera nga fusha e infrastruktura rrugore në qytet.
|