Aktivitete aktuale
Боговиње
Zgjidhet projekti në Bogovinë – Rregullim i shtretërve të lumenjve | Zgjidhet projekti në Bogovinë – Rregullim i shtretërve të lumenjve |
|
|
| e hënë , 12 dhjetor 2011 | |
“Rregullimi i shtretërve të lumenjve në Bogovinë dhe Pirok” është projekti që e zgjodhën banorët e Komunës së Bogovinës, në sesionin e pestë të forumit që u mbajt më 9 dhjetor, në restorantin “Floar” në Bogovinë.Rreth 125 qytetarë votuan për 4 projekte që komuna i përcaktoi si parësore nga propozimet që i dhanë qytetarët e komunës, e që janë në kuadër të buxhetit të vetëqeverisjes lokale. Përveç projektit të zgjedhur, këtu bëjnë pjesë edhe “Përgatitja e planeve urbanistike të dy zonave (Bogovinë dhe Kallnik)”, “Infrastruktura për ujëra atmosferike – rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Kamjan” dhe “Sport dhe rekreacion – sallë e sportit në Kallnik”. Projekti i zgjedhur kushton 3.600.000 denarë, gjegjësisht 800 mijë denarë më shumë sesa fondi projektues, për çka kryetari Hazbi Idrizi bëri të ditur se komuna do të ndajë mjete shtesë. Qytetarët, në forumin buxhetor, dhanë gjithsej 40 rekomandime, prej të cilave 15 u përfshinë në buxhetin, 18 janë në kompetencë të organeve të pushtetit qendror, katër projekte janë pranë përfundimit me realizim, ndërsa 3 janë refuzuar meqë nuk mund të realizohen për shkaqe pronësore-juridike dhe financiare. |
| Tjetri > |
|---|