Aktivitete aktuale
Македонски брод
Rregullimi i bregut të lumit – projekti i votuar në Makedonski Brod | Rregullimi i bregut të lumit – projekti i votuar në Makedonski Brod |
|
|
| e martë , 06 dhjetor 2011 | |
Programin për ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve dhe udhëve lokale, e votuan banorët e Makedonski Brodit, në sesionin e pestë të forumit nga forumi buxhetor në Makedonski Brod.Sesioni, që u mbajt më 2 dhjetor, në hapësirat e SHFK “Shën Klimenti i Ohrit”, në prani të 95 banorëve të Komunës së Makedonski Brodit, e realizoi votimin për zgjedhjen e projekteve që do të financohen nga buxheti i programit Forume në bashkësinë. Së pari u votua për njërin nga pesë programet e komunës dhe u votua Programi për ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve dhe udhëve lokale. Më pas, në kuadër të këtij programi, u votua projekti Rregullim i bregut të lumit dhe ndërtimi i shtegut për këmbësorë, për vrapim dhe aktivitete tjera sportive, përgjatë shtratit të lumit në zonën qendrore të qytetit me mbështetje të plotë nga të gjitha tavolinat punuese. Vlera e përgjithshme e projektit të zgjedhur arrin 6.500.000,00 MKD gjë që për 1.700.000,00 tejkalon buxhetin e përgjithshëm programor. Kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski, u zotua se komuna do t’i sigurojë mjetet e nevojshme plotësuese për realizimin e projektit të zgjedhur. |
| Tjetri > |
|---|