Aktivitete aktuale
Кавадарци - Росоман
Forumi ndërkomunal në Kavadar dhe Rosoman përpunoi katër propozim-projekte | Forumi ndërkomunal në Kavadar dhe Rosoman përpunoi katër propozim-projekte |
|
|
| e mërkurë , 30 nëntor 2011 | |
Sesioni i katërt i forumit në kuadër të projektit forum ndërkomunal në Komunën e Kavadarit dhe Rosomanit, u mbajt më 22 nëntor, në Rosoman, në të cilin morën pjesë 125 qytetarë nga të dyja komunat. Në sesionin ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Rosomanit, Stojançe Llazov.
Në Forumin u prezantuan rregullat për zgjedhjen e projekteve, duke marrë parasysh fazën e ardhshme përfundimtare nga procesi i forumit kur qytetarët do të duhej t’i votojnë projektet parësore. Në vazhdim të sesionit të forumit, nga përfaqësuesit e grupeve punuese pjesëmarrësve iu prezantuan katër propozim-projekte me buxhete tërësisht të hartuara për ta, të cilët në bashkëpunim me shërbimet profesionale të komunave dhe “Ndërmarrjeve publike komunale” nga Kavadari, ishin zhvilluar gjatë periudhës ndërmjet sesionit të tretë dhe të katërt.
Katër propozim-projektet që u prezantuan janë: Ngritja e vetëdijes publike – edukimi për popullatën, zbatimi i sanksioneve dhe dënimeve për shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm; Rikonstruksioni i një pjese të tubacionit Kavadar-Rosoman; Zëvendësimi i çezmave në çerdhet dhe shkollat në komunat Kavadar dhe Rosoman; dhe Bartja e ujit teknologjik për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore dhe të oborreve në pjesët periferike të qytetit.
Qytetarët e pranishëm kishin diskutime dhe komente interesante lidhur me përmbajtjen e propozim-projekteve. Të katër propozimet ishin aprovuar nga Forumi për t’u shtruar për votim në sesionin e ardhshëm, të pestë të forumit.
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|