Aktivitete aktuale
Македонски брод
Në sesionin e katërt në Makedonski Brod u diskutua për shpenzimet buxhetore | Në sesionin e katërt në Makedonski Brod u diskutua për shpenzimet buxhetore |
|
|
| e premte , 18 nëntor 2011 | |
U mbajt sesioni i katërt i forumit nga forumi buxhetor i cili zbatohet në komunën Makedonski Brod, në të cilin ishin të pranishëm 88 banorë nga komuna. Në sesionin që u mbajt më 9 nëntor u bë një prezantim, pas të cilit vijoi diskutimi për projeksionin e shpenzimeve në komunë për vitin 2012 për programet: Program për ndërtim, rikonstruksion; mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve dhe udhëve lokale; dhe Program për zhvillim të kulturës.
“Forumi mundëson që qytetarët t’u afrohen kompetencave dhe programeve të komunës, si dhe buxhetit të cilin e ka në dispozicion komuna”, konsideron Zoran Noveski, koordinator komunal i programit. Sipas tij, forumi si proces bën të ditur në atë se komuna duhet të përqendrohet në opinionin, gjegjësisht qytetarët, meqë me këtë do të rritej besimi dhe mbështetja e tyre.
Viloeta Stolevska, anëtare e Këshillit të Komunës dhe pjesëmarrëse në forumin shprehet se ndjen kënaqësi që mund të kontribuojë në realizimin e procesit të forumit.
“Konsideroj se askush më mirë se ne qytetarët nuk i njeh problemet me të cilat përballemi dhe mund të themi se çfarë zgjidhjesh na nevojiten për tejkalimin e tyre”, shprehet Stoleska.
Për Nikolla Andreski, po ashtu, pjesëmarrës në sesionin, pritja nga forumet është që ato t’i përmirësojnë kushtet për jetesë të qytetarëve, të dëgjohet zëri i tyre dhe të zgjidhen problemet e tyre.
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|