Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Крива Паланка arrow Prezantohen pesë koncepte në sesionin e tretë në Kriva Pallankë
Prezantohen pesë koncepte në sesionin e tretë në Kriva Pallankë Printoni E-mail
e premte , 18 nëntor 2011
kriva_palanka_3.jpg
Sesioni i tretë i forumit në komunën Kriva Pallankë që u mbajt më 10 nëntor të vitit 2011 u prezantuan 5 koncepte për propozim-projekte që rezultuan nga tema e forumit “Zhvillim lokal ekonomik/rregullim infrastrukturor i qytetit dhe vendbanimeve në komunë në funksion të zhvillimit ekonomik”. Në sesionin ishin të pranishëm 105 pjesëmarrës prej të cilëve 57 gra dhe 48 burra.
 
kriva_palanka_3_2.jpg
Grupet punuese i prezantuan konceptet e përgatitura për: Rikonstruksion të një pjese të rrugës kryesore “Shën Joakim Kërçovski”. Rregullim të shtegut rekreativ deri te lokaliteti turistik Ujëvarat e Stanecit; Rikonstruksion të urës këmbësore në lagjen Bahçet e Beut dhe Rregullim i kaskadave në Kriva dhe  Duraçka Rekë.
Forumi i pranoi të gjitha konceptet dhe u pajtua qw grupet punuese për secilin prej tyre të përgatisin propozim-projekte për sesionin e katërt të forumit të caktuar për 24 nëntor të vitit 2011. 
 
kriva_palanka_2_2.jpg
Në forumin ishte e pranishme edhe drejtoresha e SDC-së, Tatjana von Shtajger Veber, e cila për Programin “Forume në bashkësinë” tha se mundëson bashkëpunim të drejtpërdrejt të qytetarëve me komunën.
“Gjithmonë kur i vizitoj komunat jam e kënaqur nga qytetarët, të cilët kanë ndarë kohë dhe zellshëm punojnë ndërmjet sesioneve për t’i ndihmuar komunës”, shprehet Shtajger, sipas të cilës dialogu i këtillë është ai që kontribuon drejt zhvillim të komunave.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA