Aktivitete aktuale
Струмица
Banorët e Strumicës në sesionin e katërt diskutuan për shpenzimet buxhetore | Banorët e Strumicës në sesionin e katërt diskutuan për shpenzimet buxhetore |
|
|
| e mërkurë , 16 nëntor 2011 | |
Rregullimi i zonës qendrore në fshatin Dobrejci, vendosja e çezmës për ujë të pijshëm në sheshin në Strumicë, ndërtimi i kopshtit zoologjik, trotuar në rrugën
kryesore nga fshati Banicë deri në fshatin Vodoça, vendosja e “policëve të shtrirë” në hapësirën mes shkollës së mesme “Jane Sandanski” dhe shkollës fillore “Sando Masev” janë pjesë e propozimeve të banorëve të Strumicës lidhur me atë se çfarë të financohet nga arka buxhetore e komunës për vitin 2012.
Në sesionin e katërt të forumit që u mbajt më 14 nëntor, njëqind e dymbëdhjetë qytetarë në sesionin, diskutuan me administratën komunale, por edhe me kryetarin e Strumicës, Zoran Zaev, i cili përgjigjej në propozimet dhe vërejtjet e tyre, për mundësinë për përfshirje në projeksionin buxhetor për vitin e ardhshëm edhe të ndriçimit të oborreve shkollore në shkollat e mesme “Nikolla Karev” dhe “Jane Sandanski”, fisnikërimin e sheshit në Strumicë me bimë lulesh, si dhe vendosjen e billbordeve në hyrjet e qytetit me shenja për të gjitha objektet më të rëndësishme, siç janë Kullat e Mbretit, ujëvarat, komplekset e manastirit.
Në fillim nga sesioni i grupit punues i prezantoi propozimet nga sesioni paraprak, e më pas kryetari i qytetit bëri një shqyrtim të shpenzimeve të planifikuara sipas programit buxhetor “J” për vitin 2012 dhe nën programet – ndriçim publik, furnizim me ujë, ndërtim të rrugëve dhe udhëve lokale, ndërtim të sistemit për dërgimin dhe pastrimin e ujërave të pista, parqe dhe gjelbërim, pajisje urbane dhe ndërtim të rrjetit për gaz.
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|