Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Чешиново-Облешево arrow Çeshinova – Oblesheva në sesionin e parë zgjodhi temën: Pastërtia publike
Çeshinova – Oblesheva në sesionin e parë zgjodhi temën: Pastërtia publike Printoni E-mail
e martë , 08 nëntor 2011
ceshinovo-obleshevo_1.jpg
Sesioni i parë i forumit të projektit në komunën Çeshinovë-Obleshevë u mbajt më 3 nëntor në restorantin “Ambasador” në fshatin Çeshinovë. Në sesionin morën pjesë gjithsej 163 qytetarë prej të cilëve 120 burra dhe 43 gra. Qytetarët kanë rastin të votojnë për njërën prej dy temave të prezantuara, të propozuara nga komuna: Infrastruktura dhe Pastërtia Publike.
ceshinovo-obleshevo_2.jpg
Me 114 vota “për”, si prioritare ishte zgjedhur tema “Pastërtia publike”. Me zgjedhjen e kësaj teme, në të cilën do të propozojnë koncepte për propozim-zgjidhje, qytetarët  shpresojnë se do të arrijnë rezultate të konsiderueshme në përmirësimin e pasqyrës ekologjike të komunës, përmes funksionalitetit të përmirësuar, pajisjes dhe organizimit në grumbullimin e plehrave, pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Sane Jovanov, banor i fshatit Çeshinovë, konsideron se forumet u japin mundësi qytetarëve që vetë t’i ndihmojnë vetes. Sipas tij, komuna Çeshinovë-Obleshevë, arrin zhvillim në fusha të ndryshme, megjithatë, “kur bëhet fjalë për pastërtinë publike kemi mangësi të cilat duhet t’i mënjanojmë”.
Fillimin e procesit të forumit në komunën Çeshinovë-Obleshevë e përshëndetën përfaqësuesi nga Njësia për koordinimin e forumeve, Miodrag Koliq dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) Dimçe Mitreski. Në emër të komunës të pranishmëve iu drejtua kryetari i komunës Jordanço Lefkov i cili u shpreh i bindur se në sesionet e forumeve do të dëgjohen diskutime dhe konstatime të mira prej të cilave do të rezultojnë projekte të dobishme për të gjithë qytetarët e komunës. 
“Vërejtjet dhe diskutimet tuaja do të merren parasysh për zhvillimin e mëtejshëm të komunës, ndërsa resurset tona do të jenë në shërbim të sigurimit të mjeteve edhe nga projektet tjera, të ngjashme”, deklaroi Lefkov.

 
< I mëparshmi


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA