Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Дебар arrow Në Dibër debatohej për të ardhurat dhe shpenzimet e komunës
Në Dibër debatohej për të ardhurat dhe shpenzimet e komunës Printoni E-mail
e martë , 25 tetor 2011
debar_vtora.jpg
Në Dibër u mbajt sesioni i dytë nga Forumi buxhetor në të cilin morën pjesë mbi njëqind qytetarë. Në këtë sesion nga ana e përfaqësuesit përgjegjës për Buxhetin në Komunën e Dibrës, Qazim Qormemeti, janë dhënë sqarime rreth strukturës së të ardhurave sipas buxhetit në vitin 2011, por edhe programet zhvillimore të parashikuara me të.
 
Kryetari i Dibrës, Argëtim Fida në sesionin prezantoi informacione të detajuara rreth angazhimeve të pushtetit lokal në Dibër për rritjen e të ardhurave, ndërsa dha edhe sqarime rreth programeve parësore. Në pjesën e investimeve, Fida tha se më të rëndësishme janë investimet në infrastrukturën rrugore. Për herë të parë para qytetarëve kryetari i Dibrës theksoi se ekzistojnë mendime edhe për marrjen e kredisë për rregullimin e zonës qendrore të qytetit.
 
Në debatet e numërta nga qytetarët që ishin organizuar në nëntë grupe të punës, vëmendje të posaçme iu kushtua nevojës për ndërtimin e objektit të ri për gjimnazin, më pas ndërrim të çative të vjetruara të shkollave fillore në komunë, ndërsa u theksua edhe nevoja e rregullimit të furnizimit me ujë.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA