|
Demir Kapia do të përzgjedh nga shtatë zgjidhjet për problemet infrastrukturore |
|
|
|
e enjte , 06 tetor 2011 |
Nëntë zgjidhje ishin të ofruara nga ana e shtatëdhjetë e dy pjesëmarrësve në sesionin e dytë të forumeve në komunën e Demir Kapisë. Në fillim të sesionit u prezantuan problemet të cilat u identifikuan në periudhën ndërmjet forumeve nga ana e grupit punues në kuadër të temës së forumit “Infrastruktura”. Pjesëmarrësit në forumin bënë analizën e problemeve duke i identifikuar dhe duke i grupuar ato në nëntë nën-tema: Sport dhe argëtim; Infrastrukturë rrugore; Mjedis jetësor; Furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza.
Pas identifikimit të problemeve dhe klasifikimit të tyre, aktiviteti i ardhshëm i sesionit të dytë të forumit ishte definimi i propozim-projekteve dhe ide të projekteve për problemet, gjatë së cilave çdo tavolinë punuese vendoste për zgjidhjen dhe zhvillimin e idesë së projektit. Nga ana e pjesëmarrësve u ndanë shtatë zgjidhje për të cilat u formuan grupe punuese. Ata deri në sesionin e tretë të forumit do të duhet të përgatisin propozim projekt për njërin nga zgjidhjet e propozuara.
„Gjatë sesionit të forumit të gjithë pjesëmarrësit janë kyçur në mënyrë aktive në diskutim dhe shpresoj se grupi im punues do të përgatis propozim konceptin më të mirë i cili do të jetë i përkrahur nga forumi”, deklaroi Vesna Jovanovska, njëra nga pjesëmarrëset në forum.
|