|
Në Gostivar u diskutua në sesionin e parë për forumin e buxhetit |
|
|
|
e martë , 04 tetor 2011 |
Komuna e Gostivarit e mbajti sesionin e parë për forum të buxhetit në kuadër të Programit “Forume në bashkësi”. Në sesionin e mbajtur më 20 shtator në restorantin “Cvet” u prezantua procesi i buxhetimit dhe struktura e buxhetit të komunës, u vërtetua struktura e forumit dhe rregullat për punë, ndërsa u diskutua edhe për prioritetet për zhvillim të komunës së Gostivarit në vitin e ardhshëm.
Në sesion morën pjesë rreth 100 banorë të komunës së Gostivarit, midis të cilët dhe përfaqësues të shoqatave civile, shfrytëzues të fondeve të buxhetit si dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Në sesion morri pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe kryetari i këshillit të komunës Fadil Zendeli.
|