Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Кавадарци - Росоман arrow Kavadari dhe Rosomani kërkojnë zgjidhje për problemet me ujin
Kavadari dhe Rosomani kërkojnë zgjidhje për problemet me ujin Printoni E-mail
e martë , 04 tetor 2011
vtora_forumska_sesija_kavadarci_rosoman.jpg Në sesionin e dytë të forumit në kuadër të projektit të forumit ndërmjet komunave në Komunat Kavadarë dhe Rosoman, i cili u mbajt më 27 shtator, grupet punuese i prezantuan rezultatet nga hulumtimet e bëra para qytetarëve, të bëra në periudhën midis dy sesioneve të forumeve. Në atë kontekst u prezantuan gjendjet në raport të tre grupeve të problemeve: 1. Mungesa e ujit të pijshëm; 2. Keqpërdorimi i ujit të pijshëm; 3. Ujërat e zeza. Në sesionin i cili u mbajt në restorantin “Aleksandrija” në Kavadarë u vërtetua struktura e forumit e krijuar në sesionin e parë të forumit, ndërsa e përfaqësuar me njëmbëdhjetë tavolina punuese. Në sesion morën pjesë 110 qytetarë nga të dyja komunat, nga të cilët numri më i madh i tyre u kyçën në diskutim pas materialit të prezantuar. Tavolinat punuese propozonin solucione për përmirësimin e gjendjeve të prezantuara më parë. Gjatë kësaj u veçuan pesë prioritetet vijuese për të cilat, në periudhën deri në sesionin e ardhshëm, do të përgatiten propozim-koncepte edhe atë: rekonstruim i tubacionit Kavadarë-Rosoman; ngritje e vetëdijes publike – edukim për popullsinë, aplikimi i sanksioneve dhe dënimeve për përdoruesit e pandërgjegjshëm të ujit të pijshëm; zëvendësim i rubineteve në institucionet publike; sjellja e ujit teknologjik për objektet industriale dhe për ujitje të sipërfaqeve bujqësore; vazhdimi i ndërtimit të sistemit të mbledhjes. Në sesion u formuan pesë grupe punuese nga përfaqësues nga tavolinat punuese, të cilat do të punojnë në përgatitjen e propozim-koncepteve për zgjidhjen e problemeve të paraqitura.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA