Takim i rrjetëzimit në Ohër Printoni E-mail
e martë , 30 nëntor 2010
vmrezuvanje_ohrid-1.jpgRreth 80 persona të cilët ishin përfshirë në programin “Forume në bashkësinë”, në mesin e të cilëve përfaqësues të pushtetit lokal, të pushtetit qendror, të Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të organizatave zbatuese dhe të BNJVL-së, ishin të pranishëm në Takimin për rrjetëzim që u mbajt më 26 dhe 27 nëntor, në Ohër.  “Dua t’i dëgjoj përvojat tuaja, jam kureshtare të mësoj më shumë për gjendjen në komunat në Maqedoni dhe për implementimin e Programit. Sugjerimet dhe komentet tuaja, përvojat pozitive dhe kritikat, janë shumë të rëndësishme për ne që të ndërtojmë përvoja përkatëse”, deklaroi në fjalimin hyrës Romana Tedeski, program menaxher për Maqedoninë nga SDC-ja.
    Temat e takimit ishin përvojat dhe të arriturat e deritanishme të Programit, ardhmëria e Forumeve, prezantimi i mundësive për pjesëmarrjen e qytetarëve përmes buxhetit të komunës, pjesëmarrja e qytetarëve dhe bashkëpunimi ndërkomunal, vendimmarrja participative dhe qasja drejt BE-së, si dhe përvoja nga Forumi i bashkësive në Bullgari.
    Takimi tuboi ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë (Maqedonia, Kroacia dhe Bullgaria), kryetarë të komunave nga Maqedonia, komunat e të cilëve morën pjesë në Programin, përfaqësues të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, gjegjësisht anëtarë të Këshillit programor (UNDP dhe Ministria e Vetëqeverisje Lokale), organizata joqeveritare (Qendër për Hulumtim dhe Krijim të Politikave - CRPM), BJNVL, etj..
    “Qëllimi është që të ngrihet transparenca politike dhe qeverisja e mirë, si dhe të përforcohen reformat në politikën buxhetore”, deklaroi Marija Risteska nga CRPM-ja, në prezantimin kushtuar pjesëmarrjes që qytetarëve në politikën buxhetore të komunave.
    Përfaqësuesja e CRPM-së foli për transparencën buxhetore, gjegjësisht mënyrat në të cilat mund të thjeshtësohet buxheti me qëllim që qytetarët të mund ta kuptojnë.
   vmrezuvanje_mala-1.jpgPjesëmarrja e qytetarëve dhe bashkëpunimi ndërkomunal ishte temë për të cilën prezantoi Mihaella Stojkoska nga UNDP-ja, ndryshe anëtare e Këshillit programor të Programit.
    Ajo sqaroi qasjen drejt forumeve qytetare kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ndërkomunal, ku do të duhej të ketë proces plotësues të menaxhimit të marrëdhënieve konkrete në konceptin ndërkomunal. “Mjetet gjithnjë e më shumë u ndahen komunave të cilat bashkëpunojnë mes vete”, vlerësoi Stojkoska.
    Përfaqësuesja nga BNJVL-ja, Ardita Dema, foli për procesin e institucionalizimit të Forumit si instrument i ri në procesin e vendimmarrjes nëpër komunat.
    “Forumi përfshihet si formë e re për pjesëmarrje, zhvillim të projekteve me interes të bashkësisë”, deklaroi Dema, duke shtuar se gjithsej 29 komuna i kanë miratuar, ndërsa edhe 26 komuna planifikojnë t’i miratojnë, Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të bashkësive për vetëqeverisje lokale me të cilin vendoset forumi si mënyrë e pjesëmarrjes së qytetarëve, si dhe Rregulloren për organizimin dhe mirëmbajtjen e forumeve të bashkësisë në BNJVL.
    Konsultanti i Programit nga Bullgaria, Doço Mihajllov, prezantoi ngjashmëritë dhe dallimet në procesin e forumit në Bullgari dhe në Maqedoni, përmbajtjen programore, menaxhmentin programor, qëndrueshmërinë, si dhe prezantimin e Lider forum – Forum aktual në Bullgari.
    Prezantim për vendimmarrjen participative dhe qasjen drejt BE-së mbajti konsultantja nga Kroacia, Andrijana Pariç, e cila, mes tjerash, foli për mënyrat e konkurrimit për fondet IPA, në të cilat, para së gjithash, përparësi ka partneriteti.
    “Ushtroni procesin e vendimmarrjes me qytetarët meqë do t’ju nevojitet në këtë apo mënyrën tjetër. Duhet të dini se cilat janë nevojat e tyre që të mund të keni benefit”, rekomandoi Pariç.
    Në takimin mbajti fjalim edhe këshilltarja shtetërore për komunikim në Ministrinë e Vetëqeverisje Lokale, Eli Çakar, anëtare e Këshillit programor të Programit, e cila e prezantoi pjesëmarrjen e qytetarëve si kusht për qeverisje/menaxhim të mirë në nivel lokal, si dhe mekanizmat ligjore për shoqëri civile.
“Praktika, megjithatë tregon se shumë pak mekanizma praktikohen, ndërsa arsyet qëndrojnë në kulturën politike, besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe anasjelltas meqë qytetarët në Maqedoni nuk kanë kulturë politike”, shprehet Çakar.
    Programi Forume në bashkësinë, në fazën e dytë, u mbajt në 22 komuna gjatë tre viteve të fundit, prej të cilave në tri komuna me dy lloje të forumeve.
    Programi është financuar nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me buxhet të përgjithshëm prej 4.991.000 frankave zvicrane gjatë periudhës prej tetorit të vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2010.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA