Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Komunat e zgjedhura për zbatimin e programit “Forumet nëKomunat e zgjedhura për zbatimin e bashkësi”
Komunat e zgjedhura për zbatimin e programit “Forumet nëKomunat e zgjedhura për zbatimin e bashkësi” Printoni E-mail
e hënë , 03 mars 2008
Qytetarët e Strumicës, Çashkës, Karbinicit, Çairit dhe Dibrës dhe pushtetet lokale të këtyre komunave në muajt e ardhshëm së bashku do të gjejnë zgjidhje për problemet sociale-ekonomike në bashkësitë e tyre lokale.
Këto pesë komuna janë zgjedhur në Konkursin për pjesëmarrës në programin “Forumet në bashkësitë” i financuar prej Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbatojnë Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur Maqedonia (FIShHM), Qendra për Zhvillim Institucional (QZhI) dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), kurse e koordinon Njësia për Koordinim të Forumeve/ Kosallting për Zhvillim Strategjik. Në realizimin e Programit aktivisht është e përfshirë Bashkësia e Njësive të Pushtetit Lokal (BNJPL).

Qëllimi i programit është nxitja dhe mbështetja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e marrjes së vendimeve dhe krijimin e politikave në nivel lokal. Nëpërmjet  diskutimeve të strukturuara, qytetarët dhe administrata komunale do t’i identifikojnë prioritetet për zhvillim të komunës dhe bashkërisht do të zhvillojnë projekte, prej të cilave, përsëri së bashku, do t’i përzgjedhin ato projekte që do të zbatohen praktikisht.

Fondi për zbatimin e projektit e sigurojnë Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe komunat dhe ka vlerë të përgjithshme prej 28 milion denarësh. Në Strumicë dhe në Çair do të kryhet forum tradicional, kurse fondi i projektit është 6 milionë denarë prej të cilëve 2 milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse 4 milionë denarë janë donim prej SDC-së. Komunat Çashka dhe Karabinci, prej buxhetit të vet për zbatimin e Programit do të ndajnë nga 1 milion denarë, kurse SDC-ja do të sigurojë 3 milionë denarët shtesë në çdo komunë. Në Komunën Dibër do të zbatohet forum tematik i cili ka buxhet të projektit prej 8 milion denarësh prej të cilëve 2 milionë janë pjesëmarrje e Komunës, kurse 6 milionë denarë janë të SDC-së.

Pritet zbatimi i programit në këto komuna t’u mundësojë  qytetarëve përmirësimin e jetës së vet me ide dhe pjesëmarrje personale në zhvillimin socio-ekonomik kurse administrata komunale të zhvillojë udhëheqje lokale pjesëmarrëse dhe përgjegjëse të cilës do t’i besohet.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA