Në fillim
Dritare të reja për tri shkolla dhe një kopsht në Aerodrom Printoni E-mail
e premte , 20 gusht 2010
Projekti për ndryshimin e dritareve në tri shkolla dhe një kopsht në Komunën Aerodrom, që e përzgjodhën qytetarët në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, filloi të realizohet më 18 gusht (të mërkurë).picture_019-1.jpg

 Fillimin e projektit e shënuan përfaqësuesit e bashkësisë lokale, e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ambasadës së Zvicrës, si dhe donatori i programit dhe media të shumta dhe qytetarët.
 “Në këtë komunë ka grupe të ndryshme qytetarësh dhe ata kanë probleme të ndryshme. Por, ata duhet së bashku të ulen në tavolinë dhe të vendosin cilat probleme kërkojnë zgjidhje urgjente”, deklaroi ambasadorja e Zvicrës, Nikol Virsh.
 Ajo shtoi se rasti konkret është një pjesë e vogël e nevojave të qytetarëve që i thanë gjatë takimeve në “Forumet në bashkësi”.
 Realizimi i projektit që përfshiu ndryshimin e dritareve në shkollat tetëvjeçare “Bllazhe Koneski”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Goce Dellçev” dhe kopshtin “Izvorçe” (Burimi) kushton rreth 7,1 milionë denarë prej të cilëve katër milionë janë donacion i SDC-së, kurse 3,1 milionë denarë janë pjesëmarrje e Komunës.
 Projektin e përzgjodhën qytetarët e komunës në sesionet e Forumit të cilat shtatë muaj me radhë janë mbajtur në këtë komunë, ku i prezantuan prioritetet e veta për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.picture_006-1.jpg
 “Jam krenar që këtë projekt e realizuam me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim të cilët i falënderoj sinqerisht prej të gjithë banorëve të Komunës së Aerodromit”, deklaroi kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Kocevski.
 Falënderim për projektin tha edhe ministri i arsimit Nikolla Todorov, i cili shpjegoi se projekti është dëshmi për vetëdijen e pushtetit lokal dhe Ambasadës së Zvicrës se në arsim është e nevojshme të investohet.
 Programi “Forume në bashkësi”, në këtë fazë mbahet në 12 komuna – Berovë, Dibër, Strumicë, Mogillë-Novaci, Radovish-Konçe, Bogovinë, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod.
   





 
Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA