Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Berovë
Banorët e Makedonski Brodit për rregullimin e qendrës | Banorët e Makedonski Brodit për rregullimin e qendrës |
|
|
| e enjte , 15 prill 2010 | |
Forumet në Makedonski Brod, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, për të shtatën herë u mbajtën më 7 prill në sallën e ShT “Sv. Kliment Ohridski”, në prani të 75 banorëve të komunës.![]() Banorët e Makedonski Brodit, prej katër propozim projekteve që i kanë përcaktuar si me prioritet për përmirësimin e jetës së përditshme, përzgjodhën një: “Rregullimi i rajonit qendror të qytetit në Makedonski Brod”. Buxheti i përgjithshëm për këtë projekt është 5.799.383, 64 denarë, prej të cilëve Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna kanë siguruar katër milionë denarë, kurse pjesën tjetër të mjeteve do ta sigurojë mbartësi i projektit dhe partnerët. Zbatimi praktik i projektit nënkupton edhe disa aktivitete midis të cilëve dhe sigurim të dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e tij. Sesioni i shtatë i Forumit i dha fund procesit të Forumit, i cili filloi me detektimin e problemeve të komunës në suazat e temës, analizimin e tyre, formimin e grupeve të punës, dhënien e zgjidhjeve të problemeve, përgatitjen e propozim projekteve dhe projekteve përfundimtare. Programi “Forume në bashkësi”, përveç se në Komunën e Makedonski Brodit, në këtë fazë mbahet edhe në komunat Aerodrom, Berovë, Radovish-Konçe, Krushevë, Strumicë, Dibër, Mogilla-Novaci, Gostivar dhe Bogovinë. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|