Aktivitete aktuale
Боговиње
Banorët e Bogovinës vendosën për dy projekte | Banorët e Bogovinës vendosën për dy projekte |
|
|
| e enjte , 01 prill 2010 | |
“Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës rajonale Skënderbeu” dhe “Furnizimi me mjet transporti (kamion) për transport të mbeturinave” janë dy projektet që do të realizohen në Komunën e Bogovinës, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”.![]() Votimi, që u mbajt në Sesionin e Shtatë të Forumit më 26 mars në restorantin “Las Vegas”, në fshatin Pirok, kishte të bëjë me katër projekte që banorët e Komunës së Bogovinës i përpunuan muajt e kaluar si prioritete të tyre. “Kjo pjesëmarrje aktive e qytetarëve është pjesë e procesit demokratik, ku nevojitet transparencë dhe e pushtetit lokal”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Tatjana fon Shtajger Veber , e cila mori pjesë në sesion. Ajo shtoi se nevojitet t’u jepet mundësi komunave ta institucionalizojnë procesin, përkatësisht Forumet të jenë pjesë e statuteve të komunave. Projekti me më shumë vota, Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës “Skënderbeu”, do të përmbajë tri faza aktivitetesh në suazat e periudhës prej pesë muajsh. Disa prej rezultateve të pritura janë trotuar i ndërtuar me gjatësi prej 1400 metrash dhe zvogëlim i aksidenteve rrugore. ![]() Buxheti i përgjithshëm është 2.839.350 denarë, prej të cilëve pjesëmarrje e komunës është 643.300 denarë, kurse pjesëmarrje e partnerëve është 266.000 denarë. Pjesën tjetër, pjesa më e madhe e mjeteve është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Projekti i dytë, Furnizimi me kamion për transport të mbeturinave, do të realizohet në tri faza, në suazat e pesë muajve. Ndër rezultatet përfundimtare pritet të jetë furnizimi me mjet transporti si dhe ngritja e nivelit të shërbimeve për banorët e Bogovinës. Buxheti për këtë projekt është 4.394.200 denarë. Sipas paralajmërimeve të pushtetit lokal, pjesën tjetër të mjeteve të nevojshme do t’i japë Komuna e Bogovinës. Programi “Forume në bashkësi” , nga tetori i vitit të kaluar , përveç se në Bogovinë mbahet edhe në Berovë, Dibër, Strumicë, Mogillë, Novaci, Radovish, Konçe, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|