Në fillim
Forumi i Gjashtë në Radovish-Konçe Printoni E-mail
e premte , 12 mars 2010
Në Sesionin e Gjashtë, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, u mbajt më 4 mars në ShT “Goce Dellçev” në Komunën Konçe u prezantuan katër propozim projekte me propozim buxhetet përkatëse.sesta_sesija-radovis_konce.jpg

Propozim projekti që ka të bëjë me përmirësimin e furnizimit me ujë në komunat Radovish dhe Konçe ka disa rezultate të pritura përfundimtare – për Radovishin, ndërtimin e linjës së re nga pompa e benzinës deri te rezervuari “Koxha Bair” me gjatësi prej 5.500 metrash dhe për Konçen, ndërtimin e bunarit me stacion pompe me kapacitet prej 8 litrash ujë në sekondë dhe të ujësjellësit më të ngushtë. Buxheti i përgjithshëm i planifikuar për këtë projekt është 9.287.593 denarë.
“Fushata për shfrytëzim racional të ujit në komunat Radovish dhe Konçe” është propozim projekti i dytë me veprimtari përfundimtare – tribuna publike për përdorim racional të ujit, fushatë mediave, materiale informuese, si dhe përpunim i materialeve për promovim. Buxheti i planifikuar për këtë projekt është 413.330 denarë.
Propozim projekti i tretë ka të bëjë me përpunimin e pajisjeve teknike për mirëmbajtjen e rrjetës së kanalizimeve, me buxhet të përgjithshëm prej 9.851.000 denarë. Aktivitetet për këtë propozim projekt parashikojnë sigurimin e dy automjeteve dhe mjetet përkatëse për mirëmbajtjen e rrjetës, si dhe kuadër të trajnuar për përdorimin e pajisjes.sesta_sesija_radovis_konce-1.jpg
Propozim projekti “Trajtimi i ujërave dalëse dhe sistemet kolektore për ujërat dalëse për komunat Radovish dhe Konçe” parashikon, midis të tjerash, përpunimi i studimit fizibiliti për trajtimin e ujërave dalëse për të dy komunat, përgatitja e projekteve ideore dhe themelore për sistemet kolektore me gjatësi të përgjithshme prej 62 kilometrash dhe përpunim të projekteve ideore dhe themelore për dy stacione pastrimi për komunat Radovish dhe Konçe.
Propozim buxheti për këtë projekt është 6.263.910 denarë.
Buxheti i përgjithshëm për komunat Radovish dhe Konçe është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA