Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Гостивар arrow Sesioni i Gjashtë në Gostivar
Sesioni i Gjashtë në Gostivar Printoni E-mail
e mërkurë , 03 mars 2010
Rreth 80 banorë të Gostivarit morën pjesë në Sesionin e Gjashtë të Forumit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 25 shkurt në restorantin “Dede Beg” në këtë komunë.sesta_sesija_gostivar.jpg

Sesioni i shqyrtoi përsëri katër propozim projektet të cilat Forumi i miratoi sesionin e kaluar. U prezantua propozim projekti për rikonstruksionin e brendshëm dhe pajisjen e kopshtit “Cvetovi” (“Lule”) dhe rregullimi dhe pajisja e oborrit të kopshtit “Prolet” (“Pranvera”), ku u fol edhe për qëndrueshmërinë përkatësisht se si do të mbahet ky projekt.
Prezantuesit thanë se do të përpiqen të organizojnë aktivitete të cilat do të japin të ardhura – aksione.
Për propozim projektin e dytë “Tradita” u parashtrua pyetja se a është i njohur grupi operativ me atë se çfarë lejesh u nevojiten për hapjen e muzeut. Në lidhje me menaxhimin përkatësisht qëndrueshmërinë, prezantuesit thanë se do të kenë vizitorë dhe do të organizojnë manifestime të ndryshme të ardhurat e të cilave do t’i dedikohen muzeut.sesta_sesija_gostivar_1.jpg
“Shkollë evropiane” është titulli i propozim projektit me qëllim specifik të zëvendësimit të 93 dritareve, 2 dyerve hyrëse, 18 dyerve të brendshme dhe trarit mbartës në shkollën e mesme teknike.
Propozim projekti i katërt “Keji i Vardarit” nënkupton rregullimin e hortikulturës dhe modernizimin e anës së djathtë të rrjedhës së lumit Vardar bë këtë komunë dhe modernizimin dhe rikonstruksionin e anës së majtë të Vardarit.
Mbartës i këtij projekti është komuna, kurse partner është Ndërmarrja Publike Komunale.
Në fund të sesionit është shpjeguar procedura e votimi dhe ajo çka i pret pjesëmarrësit e këtij Forumi në sesioni e ardhshëm.
   


 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA