| Prezantimi i pesë propozim projekteve |
|
|
| e diel , 28 shkurt 2010 | |
87 banorë gjithsej nga Krusheva morën pjesë në Sesionin e Gjashtë të Forumi, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 24 shkurt në hapësirat e Shtëpisë së pensionistëve.![]() Në këtë Forum u mbajtën diskutime për pesë propozim projektet, të cilat banorët e Krushevës i përcaktuan si prioritet. Për propozim projektin që ka të bëjë me trajtimin e bërllokut, u diskutua në lidhje me furnizimin me mjet dhe kompletimi me kazanë, të cilët gjithashtu duhet të blihen. Planifikohet furnizimi me mjet për bërllokun me 63 kazanë të cilët do të shpërndahen nëpër qytet dhe vendet e banuara përreth. Në lidhje me propozim projektin për sanimin e rrugëve të paasfaltuar në fshatin Bushin, i cili si edhe i pari është mbështetur nga Forumi për zhvillim të mëtejshëm, është thënë se shpenzimet administrative janë shumë të mëdha dhe duhet të zvogëlohen. ![]() Propozim projekti i tretë për rikonstruksionin e katër rrugëve në komunë, gjithashtu është miratuar nga Forumi, por me paralajmërim për analizë plotësuese të buxhetit i cili do të ishte në suazat e buxhetit për financim. Propozim projekti i katërt është titulluar si “Asfaltimi i një pjese të rrugës Niko Doaga në Krushevë”, ndërsa propozim projekti i pestë ka të bëjë me “Ndërtimin e tregut të qytetit në Krushevë”. Propozim buxheti i detajuar për këtë propozim projekt është shpjeguar në Forum, pas kësaj është miratuar pa vërejtje. Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Krushevës është katër milionë denarë, prej të cilëve një milion denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse tre milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|