Aktivitete aktuale
Гостивар
U prezantuan pesë propozim projektet në Aerodrom | U prezantuan pesë propozim projektet në Aerodrom |
|
|
| e premte , 26 shkurt 2010 | |
Rreth 120 banorë të Komunës “Aerodrom” morën pjesë në Sesionin e Pestë të Forumit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 19 shkurt në ShT “Gjorgjija Pulevski” në Komunën e Aerodromit.
Në sesion u prezantuan pesë propozim projektesh që i përpunuan banorët e komunës, duke i përcaktuar si prioritet për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.“Zëvendësimi i dritareve dhe dyerve në shkollat tetëvjeçare “Bllazhe Koneski”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Goce Dellçev” – në Gorno Lisiçe dhe në kopshtin “Sërniçka” (Sorkadhja)-“Izvorçe” (Burimi) në Komunë” përmban aktivitete rreth demontimit, sanimit dhe transportit të dritareve ekzistuese dhe furnizim dhe vendosje të dritareve dhe dyerve PVC. Buxheti i përgjithshëm i këtij projekti është 109 mijë euro, mbartës është Komuna e Aerodromit, kurse partnerë janë ShT “Bllazhe Koneski”, ShT “Vëllezërit Milladinovci”, ShT “Goce Dellçev” dhe kopshti “Sërniçka”. Propozim projekti i dytë “Riparimi i dyshemeve në shkollat “Llazo Angellovski”, “Gjorgjija Pulevski” dhe “Ljuben Llape” dhe në kopshtin “Pçellka 2” (Bleta)”, aktiviteti kryesor i të cilit është riparimi, ndreqja dhe zëvendësimi i dyshemeve. Propozim buxheti i përgjithshëm është rreth 67 mijë euro, kurse mbartës është Komuna e Aerodromit. Propozim buxheti i përgjithshëm për projektin e tretë “Pajisje më të mira për njohuri më të mëdha” është 46 mijë euro. Aktivitetet kryesore të këtij projekti përfshijnë, midis të tjerësh, pajisjen e kabineteve të gjeografisë, kimisë, biologjisë, fizikës etj. Në disa shkolla në komunë. Propozim buxheti për këtë projekt është 46 mijë euro, kurse mbartës është komuna. “Oborri është fytyra e bashkësisë” është propozim projekti që do të përfshijë aktivitete të ndryshme - riparim të gardheve të dëmtuara, rrugicave të dëmtuara, vendosjen e rekuizitave në disa shkolla tetëvjeçare dhe në kopshte, si dhe rregullimi i hortikulturës me gjelbërim mbrojtës dhe zbukurues. Propozim buxheti i këtij propozim projekti është rreth 85 mijë euro. “Ndërtimi i terreneve sportive në oborrin e shkollës PShT “Goce Dellçev” – Dollno Lisiçe” ka për qëllim përmirësimin e kushteve për mësim të nxënësve, me aktivitete kryesore – ndërtim terreni, vendosje të gardhit rreth fushës së lojërave, ndriçim të fushës së lojërave, betonim të gardhit etj. Mbartës i këtij projekti është Komuna e Aerodromit, kurse propozim buxheti i përgjithshëm është 49 mijë euro. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|