Në fillim arrow Lajmërime arrow Shpallje Arkiva arrow Shpallje për organizata implementuese
Shpallje për organizata implementuese Printoni E-mail
e premte , 25 janar 2008
Programi  “Forume në bashkësi” i mbështetur prej Agjencisë Zvicerane për Zhvillim  Ndërkombëtar në bashkëpunim me  NJBQL shpall SHPALLJE për organizata implementuese
për implementimin e programit në një prej komunave të zgjedhura gjatë vitit 2008

Programi ka si qëllim mbështetjen e zhvillimit pjesëmarrës të bashkësive në pushtetin lokal nëpërmjet organizimit të tetë sesione forumesh – forume në bashkësi dhe rrjedhimisht zbatimin e projekteve të sesioneve të forumeve nëpërmjet fondit përkatës së mjeteve. Forumi përbën platformë për zhvillim e cila ka si qëllim:
  1. qytetarët ta përmirësojnë jetën e vet me ide dhe pjesëmarrje personale dhe
  2. administrata të zhvillojë qeverisje lokale pjesëmarrëse dhe përgjegjëse të cilës do t’i besohet.

Qëllimet konkrete të Programit “Forume në bashkësi” janë:
-    t’i përfshijë qytetarët në qeverisjen lokale;
-    krijim partneritetesh midis palëve lokale të prekura;
-    përmirësim të kapacitetit të bashkësisë lokale për zhvillim projektesh;
-    përmirësim të kapacitetit të administratës lokale në raport me decentralizimit;
-    përmirësim konkret të mjedisit social-ekonomik lokal.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha organizatat joprofitabile të regjistruara, fondacionet dhe shtëpitë konsultuese në Republikën e Maqedonisë (përveç organizatave të cilat e zbatojnë pilot-fazën  - FISHHM dhe CIPa) të cilat do t’i përmbushin kushtet e konkursit.

Aplikimi i tërësishëm në gjuhën angleze së bashku me udhëzimin për paraqitje kushtet/kriteret duhet të merren prej faqes ueb të NJBQL-së apo prej faqes ueb të Programit “Forume në bashkësi” .
 
Në gjuhën angleze (MS Word doc)
Fletëparaqitjet e plotësuara (në gjuhën angleze) dhe dokumentet plotësuese duhet të dërgohen me postë në adresën e mëposhtme:
Programi "Forume në bashkësi"
Njësia për koordinim të forumeve
rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr. 39-2/1
1000 Shkup
Afati i paraqitjes është 25 dhjetor 2007. Për informacione plotësuese telefononi në
070 340 773 (Kristina Haxhi-Vasileva).

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA