Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Македонски брод arrow Në mënyrë solemne u vunë në përdorim projektet në Çashkë
Në mënyrë solemne u vunë në përdorim projektet në Çashkë Printoni E-mail
e enjte , 10 dhjetor 2009
sveceno_caska.jpgProjektet “Rrugë dhe udhë” dhe “Rikonstruksioni i shtëpisë së alpinistëve Çeples” në Komunën e Çashkës, që ishin përzgjedhur nga qytetarët e komunës në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, në mënyrë solemne janë vënë në përdorim më 7 dhjetor.  Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i komunës, Goranço Panovski, përfaqësuesi i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ibrahim Mehmeti, përfaqësues të QZhR-së-organizata që i zbatoi Forumet në Çashkë dhe të tjerë.
 Solemniteti u mbajt në Lagjen Çashkë ku u përurua rruga “Aco Shopov” në suazat e projektit “Rrugë dhe udhë”, që përfshiu dy rrugë në fshatrat Jabollçishtë e Sipërme dhe Jabollçishtë e Poshtme.
 Projekti përfshin ndërtimin e rrugës me gjatësi prej 300 metrash dhe gjerësi prej tre metrash me konstruksion prej betoni, rrugës me gjatësi prej 290 metrash dhe gjerësi prej tre metrash me konstruksion kalldrëmi prej guri dhe rrugës me gjatësi prej 200 metrash dhe gjerësi prej tre metrash.
 Rekonstruksioni i Çeplesit përfshiu pajisjen e kuzhinës dhe rinovimin e saj me pllaka dyshemeje prej betoni, suvatim të mureve, vendosjen e llamperisë plastike të tavanit, janë ngjitur pllakat e murit dhe dyshemesë, është vendosur rrjeta elektrike, e ujësjellësit dhe kanalizimit.
 Komuna e Çashkës ishte përzgjedhur në Ciklin e Parë të Fazës së Dytë të Programit “Forume në bashkësi” me buxhet të përgjithshëm prej katër milionë denarësh, prej të cilëve një milion denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse tre milionë denarë janë donacion i SDC-së.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA