Në fillim
Propozim zgjidhjesh të Sesionit të Tretë në Mogillë-Novac Printoni E-mail
e mërkurë , 25 nëntor 2009
mogila_novaci-treta_sesija.jpgSesioni i Tretë i Forumit, në praninë e 106 banorëve të komunave të Mogillës dhe Novacit u mbajt më 23 nëntor në restorantin”Kolta” në fshatin Mogilla.

Qëllimi i këtij sesioni është dhënia e zgjidhjeve të problemeve të përcaktuara në Sesionin e Dytë. Forumi, së pari, i prezantoi analizat e përgatitura prej grupeve të punës në Forumin e dytë, pas kësaj u formuan grupe të reja pune që do të punojnë në përpunimin e projekteve.
 Sesioni ofroi katër grupe propozim zgjidhjesh, në përputhje me problemet dhe grupet e punës që u formuan në Forumin e mëparshëm.
Për grupin e parë ato janë: Furnizimi me kazanë plehrash për çdo amvisëri, të kazanëve për vendet publike dhe frekuente, të makinës së plehrave, të lipkerit,  aktivimin e ndërmarrjeve komunale dhe pagimi prej popullatës.
Grupi i dytë i propozim zgjidhjeve përmban: pastrimi i deponive, shpërngulja i deponive  jolegale, përcaktimi i deponisë për mbledhjen e bërllokut dhe ndarja e mbeturinave organike dhe kompostimi.
Propozim zgjidhjet e grupit të tretë të problemeve janë: seleksionimi i bërllokut tjetër, iniciativa për plehëro organike, edukimi i popullatës për mirëmbajtje dhe plehërim dhe inspektorat me aktiv.
Grupi i katërt i propozim zgjidhjeve kanë të bëjnë me fushata, takime edukative, debate dhe tribuna, punëtori, materiale të botuara dhe përfaqësim në mediume.
Buxheti i përgjithshëm për Komunat e Mogillës dhe Novacit është tetë milionë denarë prej të cilave dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse katër milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Programi “Forume në bashkësi”, përveç se në Mogillë-Novac, në këtë fazë përfshiu edhe 11 komuna të tjera – Berovë, Dibër, Strumicë, Radovish-Konçe, Bogovinë, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod.

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA