Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Боговиње arrow U përcaktuan propozim zgjidhjet në Bogovinë
U përcaktuan propozim zgjidhjet në Bogovinë Printoni E-mail
e shtunë , 05 dhjetor 2009

bogovinje-treta_sesija.jpgSesioni i Tretë i Forumit në Bogovinë, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, u mbajt më 2 dhjetor në restorantin “Floar në praninë e rreth 80 pjesëmarrësve.

 

 

 Përfaqësuesit e grupeve të punës të formuara në Forumin e mëparshëm bënë paraqitjen e tri grupe problemesh – ekologji, infrastrukturë dhe arsim.
 Sesioni përcaktoi shtatë propozim zgjidhjesh në përputhje me të cilat u formuan grupe pune – Ndërtimi i trotuareve, Ngrohja qendrore, Rikonstruksioni i ShT në Novosellë, Tualete sanitare në fshatin Rakovec, Ndërtimi i shkollës në Siniçan, NP “Shar” dhe Rinovimi i tualeteve sanitare.
 Pjesëmarrësit në forum thanë probleme me prioritet për komunën e vet, në suazat e çdo grupi, - rikonstruksion i tualeteve sanitare në ShT “Liria” në Zherovjan, Largimi i deponive jolegale, Mbledhja e mbeturinave në vendet malore, Vendosja e matësve të ujit në fshatin Kamjan, Ndërtimi i shkollës tetëvjeçare në fshatin Siniçan, Ndërtimi i kopshtit për fëmijë, Instalimi i ngrohjes qendrore në Sht “Derviçsh Cara” dhe të tjera.
 Buxheti i përgjithshëm në Komunën e Bogovinës është gjashtë milionë denarë prej të cilave 1,5 milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse 4,5 milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
 Programi, përveç se në Bogovinë, në këtë fazë përfshiu edhe 11 komuna të tjera – Berovë, Dibër, Strumicë, Mogillë-Novaci, Radovish-Konçe, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod.
 
< I mëparshmi   Tjetri >

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA