|
Sesioni i Tretë në Gostivar |
|
|
|
e shtunë , 28 nëntor 2009 |
|
Sesioni i tretë në Komunën e Gostivarit u mbajt më 25 nëntor në restorantin “Dede beg” në praninë e 81 banorëve të komunës.
Sesioni ofroi dy grupe propozim zgjidhjesh, në përputhje me problemet dhe grupet e punës që u formuan në Forumin e mëparshëm. Këto zgjidhje në sesionet e ardhshme do të transformohen në koncepte dhe propozime për projekte.
Në suazat e grupit të problemeve Sipërfaqe Publike, banorët e Gostivarit i propozuan pesë propozim zgjidhjet: Ndërtimi i terreneve sportive në mjediset rurale, Ndërtimi i bregut të Vardarit – shëtitorja, Zgjerimi i bulevardit, Rregullimi i oborrit të shkollës tetëvjeçare “Qemal Ataturk” dhe Rregullimi i oborreve të kopshteve.
Grupi i dytë i propozim zgjidhjeve kanë të bëjnë me grupin e problemeve Objekte dhe hapësira Publike dhe i përfshin propozimet: Ndërtimi i kabineteve dhe pajisja me mjete të ndryshme – shkolla tetëvjeçare, pajisja e kabineteve të ndryshme dhe mjete sanitare dhe dritare, Ndërtimi i hapësirës për vaksinim dhe imunizim dhe Dhoma për fëmijë në kopshte dhe pajisja e tyre.
Gjithsej shtatë sesione forumesh do të mbahen në suazat e procesit të Forumit në Gostivar që përfshin propozim, identifikim dhe përcaktim të prioriteteve për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, propozim zgjidhjesh, propozim projektesh dhe konceptesh, deri te rezultatet konkrete.
Qytetarët janë subjektet kryesore në proces dhe ata aktivisht marrin pjesë në forume, bashkë me administratën e cila duhet të japë raport dhe në mënyrë transparente t’i prezantojë aktivitetet e veta.
Buxheti i përgjithshëm në Komunën e Gostivarit është gjashtë milionë denarë prej të cilave dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse katër milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
|