|
Sesioni i Tretë në Radovish-Konçe |
|
|
|
e shtunë , 05 dhjetor 2009 |
|
Gjithsej 97 banorë të komunave të radovishit dhe Konçes morën pjesë në Sesionin e Tretë të Forumit që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 3 dhjetor në ShT “Goce Dellçev” në Komunën e Konçes.
Pjesëmarrësit, përveç prezantimeve të grupeve të punës, diskutuan dhe propozuan zgjidhje për problemet e përcaktuara në përputhje me temën. Në suazat e secilit grup pune janë përcaktuar disa propozim zgjidhjesh, ide projektesh dhe rekomandime.
Prezantimet kanë të bëjnë me “Mungesën e sasisë së mjaftueshme të ujit të pijshëm në komunat Radovish dhe Konçe”, “Vetëdija e pamjaftueshme e popullatës në komunat e Radovishit dhe Konçes për shpenzimin përkatës të ujit”, “Kapaciteti i pamjaftueshëm dhe vjetërsimi i rrjetës së kanalizimit në komunat e Radovishit dhe Konçes” dhe “Mungesa e sistemeve të kolektorëve për ujërat dalëse në mjediset rurale në komunat e Radovishit dhe Konçes”.
U formuan katër grupe pune në përputhje me grupet e zgjidhjeve - Vetëdija e pamjaftueshme për shpenzimin e ujit, Mungesën e sasisë së mjaftueshme të ujit të pijshëm cilësor, Mungesa e sistemeve të kolektorëve për ujërat dalëse dhe Kapaciteti i pamjaftueshëm dhe vjetërsimi i rrjetës së kanalizimit.
Buxheti i përgjithshëm për Komunat e Radovishit dhe Konçes është tetë milionë denarë prej të cilave dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse katër milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Programi, përveç se në Radovish-Konçe, në këtë fazë zbatohet edhe në Mogillë-Novaci, Berovë, Dibër, Strumicë, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod.
|