|
Propozim zgjidhjesh në Krushevë |
|
|
|
e hënë , 25 janar 2010 |
Sesioni i tretë i Forumit, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, u mbajt më 25 nëntor në Shtëpinë e Pensionistëve në Krushevë, në praninë e 95 banorëve të komunës.
Grupet e punës bënë katër prezantime gjatë së cilave me fotografi, sllajde dhe përshkrime të problemeve janë analizuar çështjet me prioritet në suazat e katër grupeve të problemeve të përcaktuara në Forumin e Dytë.
Prezantimet kishin të bëjnë me “Mbledhjen jopërkatëse të mbeturinave, depozitë jolegale dhe vetëdija e ulët ekologjike”, “Furnizimi me ujë dhe ujërat dalëse”, “Infrastruktura urbane” dhe “Ndërtimidhe rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore”.
Grupi i parë theksoi se një vendi turistik siç është Krusheva nuk i ka hije të ketë një deponi jolegale e cila shikohet nga të gjitha anët dhe e ul autoritetin e qytetit. Mungesa e makinës për mbledhjen e plehrave dhe transporti i bërllokut gjithashtu është problem i madh.
Përfaqësuesi i grupit të dytë foli për problemin e ujit në Krushevë i cili është shumë serioz edhe pse Krusheva dhe rrethina e saj kanë potencial të madh ujor.
Grupi i tretë i analizoi problemet e infrastrukturës urbane që u thanë prej qytetarëve, kurse para së gjithash kishin të bëjnë me tregun dhe sheshin me parking.
Përfaqësuesi i grupit të katërt foli për shumë rrugë në qytet që janë në gjendje kritike dhe rikonstruksioni i të cilave është prioritet, siç janë “Taqi Berberi”, “Mishe Eftim”, “Qiro Feta”, “Ilindenska”. Problemi i pazgjidhur me rrugët në qytet jep një pamje të shëmtuar jo vetëm për banorët por edhe turistët që vijnë në Krushevë, është thënë në prezantim.
Sesioni dha pesë propozim zgjidhjesh gjithsej në përputhje me të cilat u formuan grupet e punës që do të përpunojnë propozim konceptet.
Propozim zgjidhet e përcaktuara janë Trajtimi i bërllokut në Krushevë, Zgjidhja e problemit me rrugët e paasfaltuara në fshatin Buçin, Rikonstruksioni i rrugëve “Taqi Berberi”, “Mishe Eftim” dhe “Qiro Fetak”, Asfaltimi i rrugës “Qiro Fetak” në Krushevë dhe Ndërtimi i tregut të qytetit në Krushevë
Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Krushevës është katër milionë denarë, prej të cilëve një milion janë pjesëmarrje e komunës, kurse tre milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
|