|
Identifikimi i problemeve në Mogillë- Novaci |
|
|
|
e mërkurë , 28 tetor 2009 |
Identifikimi dhe përcaktimi i problemeve në suazat e temës Mbledhja e Mbeturina, ishte temë në Sesionin e Dytë të Forumit që u mbaj në sallën e komunës në fshatin Novaci, në prani të 104 banorëve nga të dyja komunat.
Të pranishmit në Forum përcaktuan katër probleme kryesore – Infrastrukturë e pamjaftueshme për mbledhjen e mbeturinave, Mosfunksionimi i vendeve të mbledhjes së mbeturinave dhe shfaqja e vendeve të reja për hedhjen e mbeturinave, Probleme me plehun e bagëtive dhe Mbeturinat në vendet e banuara dhe Vetëdija e ulët ekologjike e qytetarëve.
Pas përcaktimit të problemeve, u formuan katër grupe pune, anëtarë të të cilave janë banorët e komunave Novaci dhe Mogillë, me detyrë hulumtim i këtyre problemeve dhe përpunim i prezantimit të hulumtimit.
Përfaqësuesit i përshëndetën kryetari i komunës së Novacit, Llazar Kotevski i cili u bëri thirrje të pranishmëve që të jenë më të rregullt në sesionet e Forumit, dhe theksoi se mjetet mund të shfrytëzohen për aktivizim të ndërmarrjes komunale në të dyja komunat.
Përfaqësuesi i pushtetit lokal i Mogillës dhe Novacit i prezantoi aktivitetet vijuese dhe të planifikuara nga komunat në pjesën e mbledhjes së mbeturinave, dhe u bëri thirrje qytetarëve me konsensus t’i identifikojnë problemt. Gjithashtu, foli dhe për bashkëpunimin ndërmjet komunave në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit.
Në sesion u prezantua edhe bllogu i Programit ku do të azhurnohen të gjitha informacionet për rrjedhën e sesioneve të Forumit, koha e sesioneve të ardhshme, pyetje të qytetarëve dhe informacione të tjera.
Buxheti i përgjithshëm në këto komuna është tetë milionë denarë, prej të cilave gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kurse nga një milion denarë sigurojnë komunat “Novaci” dhe “Mogilla”.
|