Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Novo Sellë arrow Novo Sello zgjodhën dy projekte me prioritet
Novo Sello zgjodhën dy projekte me prioritet Printoni E-mail
e enjte , 25 qershor 2009
Sigurim të ujit të pijshëm në Novo Sellë” dhe “Ndërtim i rrjetës së hapur të kanaleve në fshatrat Smollari, Drazhevo dhe Staro Konjare” janë dy projektet që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” do të zbatohen në Komunën e Novo Sellës.

  Rreth 80 qytetarë morën pjesë në Sesionin e Shtatë të Forumit, ku i votuan projektet, që u mbajt më 24 korrik në restorantin “Sonce” në Borisovë.
  Dy projektet e “mbulojnë” fondin e përgjithshëm të Programit në Novo Sellë – tetë milionë denarë, dhe kjo 5.446.424 denarë për ujë të pastër në komunë, prej të cilave Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna sigurojnë 4.919.364 denarë.
  Buxheti për projektin  e dytë është 3.536.396, prej të cilave Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna sigurojnë 3.080.636 denarë.
  Pjesën tjetër të mjeteve e sigurojnë mbartësi dhe partnerët.
  Forumi i shtatë i prezantoi pesë propozim projektet e përpunuara prej qytetarëve të Novo Sellës dhe vendeve përreth, kurse të drejtë vote kishin vetëm qytetarët që kanë marrë pjesë në minimum katër sesione forumesh gjatë muajve të kaluar.
  Votimi u krye sipas tryezave të punës përkatësisht një tryezë pune një votë, pas kësaj mblidhen pikët dhe miratohet projekti i parë i zgjedhur.
Programi, përveç se në Novo Sellë, në këtë fazë mbahet edhe në shtatë komuna të tjera – Koçan, Berovë, Sveti Nikollë, Resnjë, Manastir, Saraj dhe Dollneni.



 
Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA