Në fillim arrow Aktivitete aktuale arrow Берово arrow Banorët e Berovës zgjodhën një projekt
Banorët e Berovës zgjodhën një projekt Printoni E-mail
e premte , 10 korrik 2009
-naslovna.jpgRreth 70 banorë të Berovës morën pjesë në sesionin e shtatë të Forumit që në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, u mbajt më 1 korrik në ShT “Dedo Ilo Maleshevski”.

 “Ndërtim i trotuareve dhe kanalizimit atmosferik” është projekti të cilin banorët e Berovës, me votim demokratik, e përzgjodhën si prioritet për përmirësimin e jetës së përditshme në komunën e tyre.
  Buxheti i përgjithshëm i projektit është 10.065.161,55 denarë, prej të cilëve Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna sigurojnë 8.000.000 denarë. Pjesën tjetër të mjeteve e sigurojnë mbartësi dhe partnerët.
  Për shtatë projekte votuan 62 qytetarë me të drejtë vote, të shpërndarë në nëntë tryeza pune. Projekti i zgjedhur mori 42 vota prej banorëve të pranishëm.
  Votimi, ku të drejtë vote kishin banorët e komunës që kanë qenë të pranishëm në minimum katër sesione forumi, nuk kryhej më vete, por sipas tryezave të punës, të cilat i përfaqësojnë interesat e ndryshme sociale-ekonomike të grupeve të ndryshme.
  Kryetari i Berovës, Dragi Naxhiski paralajmëroi se edhe pse banorët e Berovës zgjodhën një projekt i cili sipas tyre ka më tepër prioritet, të gjitha projektet janë njësoj të rëndësishëm për komunën dhe do të zbatohen në mandatin e tij katërvjeçar.
  Forumi prezantoi edhe deklarata të përfaqësuesve të grupeve të punës, midis të cilëve edhe të grupit për mjedis jetësor të pastës, të cilët paralajmëruan se e tërheqin propozim projektin për shkak të marrëdhënieve juridike të pazgjidhura të pronësisë.
  Megjithatë, ata apeluan që ky propozim projekt t’i jepet si rekomandim pushtetit lokal dhe të gjendet mënyrë për realizimin e tij në një të ardhshme të afërme.
  Gjithashtu, edhe propozim projektet e tjera që i përpunuan banorët e Berovës në muajt e kaluar dhe nuk u votuan në Forum, janë dorëzuar si rekomandime te administrata e komunës.
  Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Berovës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).


 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA