FISHHM Printoni E-mail
Fondacioni Instituti Shoqëria e hapur - Maqedoni (FISHHM) është themeluar në vitin 1992 si përfaqësi e personit të huaj, kurse në vitin 1999 si person juridik nacional - fondacion, në pajtim me Ligjin për shoqata të qytetarëve dhe fondacione. FISHHM është pjesë e rrjetit të Sorosit në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës.
 
Misioni i FISHHM-së është integrimi i brendshëm në Maqedoni, si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian.

Duke qenë e përkushtuar për promovimin e shoqërisë së hapur, FISHHM ka inicuar përkrahje dhe realizon programe të shumëllojshme. Qëllimet e saj, Fondacioni i plotëson përmes:

  • dhënies së granteve, borxheve dhe llojeve tjera të përkrahjes financiare, të njëhershme ose vazhdueshme për personat fizikë dhe juridikë të cilët realizojnë aktivitete në pajtim me misionin e FISHHM-së.
  • implementimit të programeve operative për promovimin e ideve inovative për zhvillim dhe rritje të personave fizikë dhe juridikë të cilët realizojnë aktivitete në pajtim me misionin e FISHHM-së, dhe
  • realizimit të aktiviteteve tjera humanitare dhe zhvillimore për të cilat Themeluesi dhe Këshilli drejtues konsideron që janë adekuate për plotësimin e misionit të FISHHM-së.

Programi "Forumet në bashkësi" realizohet në kuadër të programit të FISHHM-së për shoqëri të hapur. Programi për shoqëri të hapur ka për qëllim ta nxisë zhvillimin e shoqërisë së hapur dhe t'i zhvillojë vlerat dhe parimet e qytetarëve përmes përkrahjes së organizatave joqeveritare dhe nismave qytetare, si dhe përmes përfaqësimit dhe lobimit për realizimin e praktikës demokratike dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në krijimin e politikës publike. Prioritetet e programit për shoqëri qytetare janë:

  • ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë qytetare për zhvillimin e politikës publike, përfaqësimit dhe lobimit;
  • mbikëqyrja dhe/ose lehtësimi i krijimit dhe realizimit të politikës publike;
  • zhvillimi i partneriteteve për zhvillimin e bashkësive mes OJQ-ve, institucioneve publike, pushtetit lokal, mediave dhe sektorit privat;
  • pjesëmarrja e barabartë e grupeve pakicë dhe të margjinalizuara në jetën publike;
  • pjesëmarrja dhe ndikimi qytetar në proceset për qasje në BE dhe proceset reformuese.

 
Kontakt:
FISHHM - Programi për shoqëri qytetare 
Bul. Jane Sandanski 111
1000 Shkup

Tel. ++ 389 -2-2403-010
Fax. ++ 389-2-403-009
Е-mail: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
 


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA